Sot është dita e dytë e grevës së pilotëve të kompanisë së njohur të fluturimve, Lufthansa. Në linjat e transportit ajrorë është shkaktuar një kaos i madhë pas anulimit të 1.800 fluturimeve që ishin prashikuar për dje dhe sot për rreth 215 mijë udhëtar.
Greva duket se i ka kushtuar gjermanve gati 20 milionë euro.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për humbjet dhe dëmin tashmë të shkaktuar, por edhe për rezervimet afatmesme. Ne po vërejmë se sjellja e konsumatorit po ndryshon. Çdo ditë e grevës i kushton kompanisë 10 milionë Euro,”shprehet Harry Hohmeister, drejtori i qendrës së menaxhimit të Luftansas.
“Jemi të keqardhur për këtë sepse po vuajnë edhe klientët tanë nga kjo grevë. Ndaj ne themi se është vërtetë cinike të thuash që bëhet fjalë vetëm për anën financiare. Por ne nuk do të ndalojmë tarifat dona të punës vetëm sepse një anëtar i bordit të kompanisë kërkon të ketë një pozicion më të lartë në punë,” thotë Joerg Handëerg, pilot dhe anëtar i unionit të pilotëve.
Greva e së premtes prek vetëm fluturime me ngarkesë të shkurtër teksa udhëtarët duket se kanë humbur durimin dhe mirëkuptimin kundrejt kompanisë e cila goditet për të 14 herë nga greva.
Greva e pilotëve në 2014 i kushtoi kompanisë Lufthansa 222 milionë Euro, ose rreth 21 milionë Euro në ditë. Në 2015, sabotimi i punës nga pilotët dhe nga ekuipazhi i kabinës kushtoi 231 milionë euro, 30 milionë euro në ditë. Unioni i pilotëve kerkon një rritje mesatare vjetore prej 3.7 për qind nëpagat e 5,400 pilotëve në Gjermani për një periudhë pesëvjeçare, por kompania Luftahansa ka ofruar 2.5 për qind rritje deri në 2019.