Gjendja e reperit Kanye West duket se vazhdon të jetë e rënë. Ai është shtruar në spital menjëherë pas koncertit të tij ku foli për çiftin Beyonce-Jay Z dhe marrëdhënien e prishur me ta.
Kanye kishte kritikuar Beyoncen duke thënë se kjo e fundit kishte thënë se nuk do të këndonte në American Music Awards nëse njëri prej çmimeve në të cilën ajo ishte e nominuar do t’i jepej Drake apo Kanye West.
Ndërsa tani mësohet se Beyonce jo vetëm që nuk i ka ngel qejfi për ato që ka thënë reperi, por përkundrazi i kërkon burrit të saj ta mbështes.
Ikonat e repit kanë qenë shokë të ngushtë për 16 vjet rresht.
Ata e kanë mbështetur njëri-tjetrin në shumë projekte muzikore dhe kanë pasur madje edhe shumë bashkëpunime në këngë.