Mosdekretimi i major Jeronim Bazos si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga Presidenti Bujar Nishani, ka shkaktuar debate në Komisionin e Sigurisë.
E ftuar për të diskutuar mbi buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin e ardhshëm, Kodheli tha: “Nuk jam njoftuar ende zyrtarisht për mosdekretimin e major Bazos”, ndërsa shtoi se është procedurë rutinë që nuk e bllokon punën e FA”.
Ndërsa kreu i Komisionit, Spartak Braho theksoi se vendimi i Kreut të Shtetit nuk është i bazuar në shkaqe apo arsye të forta.
“Mosdekretimi i Bazos nga presidenti Nishani pa shkaqe e arsye. Presidenti Nishani të mos e lër vendin pa shef shtabi”- është shprehur Braho.
Por në këtë moment ka ndërhyrë nënkryetari i Komisionit, deputeti demokrat Flamur Noka i cili i ka kujtuar Brahos dhe Kodhelit se Presidenti është një institucion i pavarur, dhe nuk është në shërbim të qeverisë. “Presidenca është institucion i pavarur dhe jo partiak”- tha Noka.