Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka komunikuar së fundmi me kolegun e tij grek Kotzias, lidhur me ndalimin nga ana e policisë greke të dy punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilët pala greke pretendon se po transportonin libra me hartën e madhe të Shqipërisë. Sipas reagimit të MPJ, në rastin në fjalë do të ndiqet rruga diplomatike për zgjidhjen e çështjes. “Urojmë që pala greke të reflektojë sa më shpejt për çështjen. Shoferët transportonin libra për fëmijët shqiptarë në Greqi. Kemi ofruar asistencë juridike për ta. Procedurat e ndjekura nga pala greke janë në kundërshtim me rregullat” thuhet në deklaratën e MPJ.