Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Këto janë bandat dhe emrat e të fortëve të Shqipërisë në 25 vite. Historitë e kthyera në legjenda

2016/11/12 at 8:50 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Këto janë bandat dhe emrat e të fortëve të Shqipërisë në 25 vite. Historitë e kthyera në legjenda

Në fillim ata ishin të fortët e lagjes. Djem të cilët vendosnin ligjin e rrugës të armatosur me “Thompson” apo “Scorpions”, por që më pas krimin do ta perfeksionin duke ndjekur stilin mafiozëve italianë aq shumë të ndjekur në ekranet e televizioneve të shtetit fqinj.


Kështu nisën eliminimet me silenciator apo ekzekutime me tritol, ku në vitet e fundit këto krime u sofistikuan duke u futur në lojë edhe vrasës me pagesë.

Po kush të fortët që bënë epokë në krimin e rrugës?

gaz muca

Gazmend Muça apo Gaz Muça, siç njihet në shkëlqimin e tij si kriminel është padyshim një nga emrat më të spikatur të krimit të fillim viteve ’90.  Ai ishte kapo i bandës “Djemtë e Rrugës Bardhyl”. Rivalët e tij ishin “Djemtë e Trenit të Vjetër” të drejtuar nga Naim Zyberi. Më 7 prill 1992 vetëm tri muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania, tmerri i Tiranës, Gaz Muça u vra në zonën e Xhamllikut.

Vite më pas, në 2 Korrik 1997, Naim Zyberi vrau përpara shtëpisë së tij Artur Grorin. Pas kësaj vrasje ai largohet në Itali. Por në vitin 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë. Ai ekzekutohet pak orë më pas në ambientet e spitalit ku po kurohej nga një persona i veshur si infermier.

franc

Denis Gina. Në verën e vitit 1999 një vrasje makabre tronditi Tiranën. Më 22 qershor, të këtij viti Denis Gina dhe Medjan Shehu eksponentë të bandës së “Rrugës së Kavajës”. Ata të dy ekzekutohen me antitank, ndërsa ishin duke udhëtuar me një makinë të blinduar. Atentati ndodhi në ish-Fushën e Druve në Tiranë. Policia akuzoi për këtë vrasje Ilir Bardhin dhe Genci Ferhatin. Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper në qelinë e paraburigimit 313 në 9 mars të vitit 2000. Në tre vite nga vitit 1998 deri në 2001, banda e përçarë e “Rrugës së Kavajës” prodhoi 23 viktima. I fundit besohet se është jetë Franc Konomi, i vrarë në korrikun e vitit 2010.  Me të vetmin ndryshim, pasi tashmë vrasësit janë enigmatik. Policia i arkivon ngjarjet si larje hesapesh të vjetra.

auto_banda-okk1478934907

Krijimi i bandave në 1997

zani

Zani Çaushi

Viti 1997 dhe rënia e shtetit ligjor do të shënonte edhe gjallërimin e disa prej bandave më famëkeqe në vend. Një ndër to ishte edhe ajo e Çoles në Vlorë e drejtuar nga Zani Çaushi. Bandë së cilës i vishen një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura gjatë kësaj kohe në qytet.

aldo bare

Aldo Bare

Alfred Shkurti, ose i njohur gjerësisht si Aldo Bare do të ishte një ndër emrat që shtinin frikën deri në fillim të viteve 2000. Bare dhe organizata e tij ishte një tjetër bandë famëkeqe që terrorizoi Lushnjën gjatë viteve që ushtroi aktivitetin. Ata njihen si autorë të shumë krimeve makabër në Lushnjën e vitit 1997, por edhe më pas. Lufta mes Bares dhe bandës rivale në Lushnje, nisi pasi atij i vrasin të vëllanë në fillin të 1997.

altin dardsha

Altin Dardha

Por 1997 solli edhe një lloj të ri vrasësi, pak të njohur në atë kohë. Vrasës individualistë që gjuanin pa ndonjë qëllim të caktuar që ishin edhe më të frikshmit. Altin Dardha i fortit i Beratit ishte një ndër ta. Ai akuzohet për dhjetëra vrasje. Ishte kaq mizor sa për të përmbushur dëshirat e tij kriminale, qëllonte njerëz të pafajshëm thjesht për ti shtuar në arkivin e tij të bëmave.

Pas vitet 2000

Në fillimin e viteve 2000, në Shqipëri krimi njohu një epokë të re. Bandat lanë përplasjet në rrugë. Është koha e vrasësve me pagesë. Ku shumë ngjarje me sfond të pastër mafioz mbeten pa autor. Një kronologji ngjarjesh ku viktimat nuk shprehin dyshime për vrasësit çka tregon se tashmë krimi është bërë edhe më i sofistikuar./syri.net



Ju sugjerojmë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
Para
Donald Trump? Një Silvio Berlusconi me “salcë” amerikane!

Donald Trump? Një Silvio Berlusconi me “salcë” amerikane!

Sulme në ndeshjen me Izraelin, kreu i Antiterrorit: Si zbuluam të dyshuarit

Sulme në ndeshjen me Izraelin, kreu i Antiterrorit: Si zbuluam të dyshuarit

Big Mama: Babai i Stresit më ka ‘gjuajt’! Stresi: Jo, e ke ‘gjuajt’ ti atë!

Big Mama: Babai i Stresit më ka ‘gjuajt’! Stresi: Jo, e ke ‘gjuajt’ ti atë!
















TE FUNDIT

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
13 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla, nuk i kurseu ironitë ndaj Partisë Demokratike. Ai u shpreh se arsyeja...

Lexo më shumë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
13 Korrik, 2026

Është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat...

Lexo më shumë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}