Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia në gjyq: Si zbulova vetë vrasësit e vëllait, pagova 10 mijë euro

2016/11/07 at 8:49 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
‘Drejtësia’, gjyqtarët pension milionerësh, projektligji parashikon mbi 270.000 lekë në muaj

“Nëse do të gjesh të vërtetën kush ta ka vrarë vëllain, duhet të vish në Shqipëri”. Ylber Dervishi, vëllai i biznesmenit të vrarë, ka dëshmuar në sallën e gjyqit telefonatën anonime që i premtonte zbardhjen e emrave të autorëve të vrasjes së familjarit të tij.


Në seancën gjyqësore të 6 korrikut 2016, ai ka rrëfyer si ishte takuar me dy personat e panjohur, të cilëve u kishte dhënë 10 mijë euro në këmbim të dy emrave.

Në vijim zbardhet dëshmia e plotë e Ylber Dervishit, e cituar në vendimin e Gjykatës së Tiranës, që gjeti fajtorë për vrasjen, dy shtetasit e denoncuar prej tij, Aleks Totrakun dhe Antonio Lalën.

Dëshmia

Vëllai im kishte shtëpi në Maminas ku jemi ne tani, një shtëpi në Vorë të blerë, një shtëpi në Durrës të blerë dhe në Itali të blerë, se vëllai punonte për veten e vet, unë isha punëtor te vëllai.

Plaka ka qenë këtu, ka ngrënë deri nga ora 5-6 pasdite dhe ka ikur për vizitë te njerëzit e nuses. Edhe plaku po kështu. Plaka thotë ka ikur për darkë, por vëllain ma vranë në 08:30. Vëllai im në 08:00 – 08:30 thonë që ka qenë duke u kthyer mbrapsht. Sa herë vëllai shkonte me nusen dhe me fëmijët, çuni kthehej gjithmonë me të atin në shtëpinë tonë.

Në këtë rast, çuni nuk është kthyer. Pyeta si ka mundësi çuni s’erdhi këtë radhë? Jo po çuni ka ndenjur vetë. Dakord. E pyes nusen e vëllait, ku e ke telefonin? Më thotë nuk e di, se kur kam marr vesh që është vrarë Agroni në datën 2 në mëngjes, te vendi i ngjarjes më ka rënë të fiket e nuk e di a ma ka marrë Policia a ma kanë marrë njerëzit, nuk e di.… E marr te dhoma dhe e pyes si ka mundësi që s’e ke telefonin. Prapë thotë nuk e di… Për të dyzetat do të kthehesha në Shqipëri. Kthehem këtu dhe më thonë që do vijë dhe nëna ime në Itali. E. (kunata) bashkë me babain e vet më thotë më bëj këtë nder, ma prit biletën se ne s’kemi lekë. U detyrova ia preva biletën nuses së vëllait me dy kalamajtë.

Vijmë në Itali. Pas dy javësh E. tha duhet të iki se s’bën në Shqipëri. I kishte thënë vëllait të vogël me gjithë nusen se unë isha në punë. Më beri kurioz, thashë, si ka mundësi do të iki në Shqipëri? Më tha, duhet të iki se unë dua lekë, do shes shtëpinë në Durrës se s’kam lekë. Shtëpia e burrit tënd, unë s’po ndërhyj. Dakord, shkoj të pres biletën, i them prit dhe nesër se kushton 40 euro më pak. Jo më thotë, do iki se s’bën. Priti dy ditë më mbrapa pagoi më pak 40 euro. E preu dhe biletën.

Telefonata anonime

Ndërkohë që kjo vjen në Shqipëri, do nxirrte shtëpitë vjen një telefonatë anonime. Nëse do të gjesh të vërtetën kush ta ka vrarë vëllain, duhet të vish në Shqipëri. I them, po duhet të vij. Ndërkohë unë si person atë ditë nuk gjej biletë avioni. Sa lekë kisha në xhep të nesërmen gjej avionin. Vij i takoj këta njerëz në Vorë. Më kërkojnë 15 mijë euro. Unë nuk i njoh këta njerëz dhe nuk i kam parë ndonjëherë.

Vij në Vorë dhe më thonë duam 15 mijë euro. Unë u them të jap dhe njëqind po të ma ngjallësh vëllain. Sa jep ti më thanë? Unë detyrohem të jap 10 mijë euro, po të më tregosh realitetin. Atë ditë, thotë, të shohim lekët. Lekët them nuk kam, nesër. E kam lënë në orën 12:00 të drekës. Kam shkuar në shtëpi, kam gjetur lekët dhe shkova te këta dy persona. U thashë, duhet të di kush ma ka vrarë vëllain.

Më thanë nëse do të dish të vërtetën kush ta ka vrarë vëllain, ta ka vrare Avdyl Lala dhe Mirjan Lala, njëri i martuar, tjetri beqar. Njëri nga këta e ka edhe emrin Aleks Totraku. Po thashë ç’lidhje kishin këta? Thanë bëhet për punë pasurie. Kaq ishte biseda ime me këta. Unë këta njerëz nuk i njoh më. Më thanë emrat që më kanë vrarë vëllain, unë këta nuk i njoh.

Më thanë personat që të kanë vrarë vëllain, Avdyl Lala dhe Mirjan Lala. Unë këta persona nuk i njoh, as i kam parë ndonjëherë në jetën time, as kam parë telefonata anonime nga Shqipëria. Njëri nga këta njihet si Aleks Totraku. Nuk e di se cili, o Avdyli, o Mirjani, nga ajo që s’e besoja një gjë të tillë, që ishte vrarë vëllai im kështu. Ndërkohë që unë denoncimin e nis në Itali te shefi i Policisë në zonën që isha. Pas të dyzetave unë bëj denoncim në Itali, para se të vijnë letrat këtu në Shqipëri. Sepse më thanë që njëri nga këta është në Zvicër dhe njëri është në Itali.

Nga frika që kisha tre fëmijët, thashë do më bëjnë ndonjë gjë te fëmijët, shkoj denoncoj përpara në Itali unë si person. Pas ca kohësh më thërrasin këtu në Tiranë. Vij këtu më thonë si, qysh, tek. I tregoj gjërat siç i kam treguar në Itali, por vetëm në Itali nuk i kam firmosur, këtu i kam firmosur. Thashë këto janë gjërat që i kam thënë në Itali dhe i them prapë. Këta dy persona më kanë vrarë vëllain. Unë shkoja te shtëpia e nuses së vëllait, nusja e vëllait nuk donte t’ia dinte më për mua dhe unë pastaj çfarë do bëja, do largohesha se do më fusnin në një kallup që s’di si të dal më unë si person. Largohem me nusen time dhe me vëllain tim.

Debati për pasurinë

Kur vjen këtu nusja e vëllait për të bërë gjasme gjashtë muajt, bëjnë llafe me plakun, babai i E., me gjithë plakun tim. I thonë që shtëpitë këtu janë tre, atë në Maminas kati i parë është i juaji, të tjerat janë të gocës sime, sa të jeni ju gjallë, pastaj ne duhet të dilnim përjashta, ne të tjerët, se shtëpia ishte djersa e vëllait tim se E. nuk ka vënë një centezë në atë shtëpi. Edhe unë si person deklaroj 100 mijë herë që ato shtëpi t’i gëzojnë kalamajtë e vëllait tim dhe jo kriminelët. E them seriozisht, vetëm fëmijët e vëllait tim, asnjë tjetër.

I pyetur nga prokurori nëse personat që i kanë dhënë informacionin lidhur me autorët e vrasjes i njeh, e nëse po, kush janë, dëshmitari është përgjigjur se nuk i njeh as me emër as me mbiemër. I pyetur nga prokurori nëse vëllai, i ndjeri Agron, u ka pasur borxhe personave konkretë, e nëse po, kujt, dëshmitari është përgjigjur se vëllai i tij nuk ka pasur asnjëherë borxhe në jetë të vet.

I pyetur nga prokurori nëse ishte në dijeni të ndonjë lidhjeje ndërmjet bashkëshortes së vëllait të tij dhe këtyre shtetasve (dy të pandehurve), dëshmitari është përgjigjur se nuk ishte në dijeni fare, se nuk i njihte, se nuk i kishte parë ndonjëherë. I pyetur se kush është personi që duhet të përfitonte më shumë nga vdekja e vëllait të tij, dëshmitari është përgjigjur se nusja e vëllait i ka marrë të gjitha, shtëpitë në Durrës i ka marrë çelësat, shtëpitë në Vorë i shiti, shtëpitë në Itali i shiti, se ai s’ka marrë asgjë. /Panorama



Ju sugjerojmë

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Para
Shkodër, arrestohet 40-vjeçari, kreu veprime të turpshme me të miturën

Denoncimi/ 22 vjeçarja nga Kinostudio: Dy persona më futën në makinë, më përdhunuan

Furgoni plot me hashash kapet në Fier, ecte në rrugën nacionale

Furgoni plot me hashash kapet në Fier, ecte në rrugën nacionale

Foto/ Cozman me një tjetër këngëtare

Foto/ Cozman harron Tunën, kapet me një femër tjetër
















TE FUNDIT

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
10 Qershor, 2026

  Vijon protesta qytetare në ditën e saj të 11-të. Me fjalime dhe pankarta që kërkojnë largimin e klasës politike...

Lexo më shumë

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
10 Qershor, 2026

Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën...

Lexo më shumë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor, 2026

Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}