Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lidhja intime me gruan e biznesmenit/ “Si i zbulova ata që më vranë vëllanë”

2016/11/06 at 6:35 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lidhja intime me gruan e biznesmenit/ “Si i zbulova ata që më vranë vëllanë”

“Nëse do të gjesh të vertetën kush ta ka vrarë vëllain duhet të vish në Shqipëri”. Ylber Dervishi, vëllai i biznesmenit të vrarë, ka dëshmuar në sallën e gjyqit, telefonatën anonime që i premtonte zbardhjen e emrave të autorëve të vrasjes së familjarit të tij.


Në seancën gjyqësore të 6 korrikut 2016, ai ka rrëfyer, si ishte takuar me dy personat e panjohur, të cilëve u kishte dhënë 10 mijë euro në këmbim të dy emrave. Në vijim zbardhet dëshmia e plotë e Ylber Dervishit, e cituar në vendimin e Gjykatës së Tiranës, që gjeti fajtorë për vrasjen, dy shtetasit e denoncuar prej tij, Aleks Totraku dhe Antonio Lala.

Dëshmia e vëllait

Vëllai im kishte shtëpi në Maminas ku jemi ne tani, një shtëpi në Vorë, një shtëpi në Durrës dhë një në Itali të blerë se vëllai punonte për veten e vet. Unë isha punëtor tek vëllai. Ndërkohë thotë plaka ka qenë këtu ka ngrënë deri nga ora 5-6 mbasdite dhe ka ikur për vizitë te njerëzit e nuses. Edhe plaku po kështu. Plaka thotë ka ikur për darkë, por vëllain ma vranë në 08:30. Vëllai im në 08.00 në 08.30 thonë që ka qenë duke u kthyer mbrapsht. Sa herë vëllai shkonte me nusen dhe me fëmijët, çuni kthehej gjithmone me të atin në shtëpinë tonë. Në këtë rast çuni nuk është kthyer. Pyeta si ka mundesi çuni s’erdhi këtë radhë? Jo po çuni ka ndejtur vetë. Dakort. E pyes nusen e vëllait, ku e ke telefonin? Më thotë nuk e di se kur kam marr vesh që është vrarë Agroni në datën 2 në mëngjes, te vendi i ngjarjes më ka rënë të fikët e nuk e di a ma ka marrë Policia a ma kanë marrë njerezit, nuk e di.… E marr te dhoma dhe e pyes si ka mundesi që s’e ke telefonin. Prapë thotë nuk e di… Për të dyzetat do kthehesha në Shqipëri. Kthehem këtu dhe më thone që do vijë dhe nëna ime në Itali. E. (kunata) bashkë me babain e vet më thotë: “Më bëj këtë nder, ma prit biletën se ne s’kemi lekë”. U detyrova ia preva bileten nuses së vellait me dy kalamajtë. Vijmë në Itali. Pas dy javësh E. tha duhet të iki se s’bën në Shqipëri. I kishte thënë vëllait të vogël me gjithë nusen se unë isha në punë. Më beri kurioz. Thashë, si ka mundësi do të iki në Shqiperi? Më tha, duhet të iki se unë dua lekë, do shes shtëpinë në Durrës se s’kam lekë. Shtëpia e burrit tënd, unë s’po ndërhyj. Dakort shkoj të pres biletën. I them prit dhe nesër se kushton 40 euro më pak. Jo më thotë, do iki se s’bën. Priti dy ditë më mbrapa paguajti më pak 40 euro. E preu dhe biletën.

Telefonata anonime

Ndërkohë që kjo vjen në Shqipëri, do nxirrte shtëpitë në shitje sic thoshte, mua më vjen një telefonatë anonime. Nëse do të gjesh të vertetën kush ta ka vrarë vëllain duhet të vish në Shqipëri. I them, po duhet të vij. Ndërkohë unë si person atë ditë nuk gjej biletë avioni. Sa lekë kisha në xhep të nesërmen gjej avionin. Vij i takoj këta njerëz në Vorë. Më kërkojnë 15 mijë euro. Unë nuk i njoh këta njerëz dhe nuk i kam parë ndonjëherë. Vij në Vorë dhe më thonë duam 15 mijë euro. Unë i them të jap dhe njëqind po të ma ngjallësh vëllain. Sa jep ti më thanë? Unë detyrohem të jap 10 mijë euro, po të më tregosh realitetin. Atë ditë, thotë, të shohim lekët. Lekët them nuk kam, nesër. E kam lënë në orën 12:00 të drekës. Kam shkuar në shtëpi, kam gjetur lekët dhe shkova te këta dy persona. I thashë, duhet të di kush ma ka vrarë vëllain.

“Ja kush ta vrau vëllanë”

Më thanë nëse do të dish të vërtetën kush ta ka vrarë vëllain, ta ka vrarë Avdyl Lala dhe Mirjan Lala, njëri i martuar, tjetri beqar. Njëri nga këta e ka edhe emrin Aleks Totraku. Po thashë ç’lidhje kishin këta? Tha bëhet fjalë për punë pasurie. Kaq ishte biseda ime me këta. Unë këta njerëz nuk i njoh më. Më thanë emrat që më kanë vrarë vëllanë, unë këta nuk i njoh. Më thanë personat që të kanë vrare vellain, Avdyl Lala dhe Mirjan Lala. Unë këta persona nuk i njoh, as i kam parë ndonjëherë në jetën time, as kam parë telefonata anonime nga Shqiperia. Njëri nga këta njihet si Aleks Totraku. Nuk  e di se cili o Avdyli o Mirjani, nga ajo që s’e besoja një gjë të tillë, që ishte vrarë vëllai im kështu. Ndërkohë që unë denoncimin e nis në Itali tek shefi i policisë në zonën që isha. Pas të dyzetave unë bëj denoncim në Itali, para se të vijnë letrat këtu ne Shqiperi. Sepse më thanë që njeri nga këta është në Zvicër dhe njëri është në Itali. Nga frika që kisha tre femijët, thashë do më bëjnë ndonjë gjë tek fëmijët, shkoj denoncoj përpara në Itali unë si person. Pas ca kohësh më thërrasin këtu në Tiranë. Vij këtu më thone si, qysh, tek. I tregoj gjërat siç i kam treguar në Itali por vetëm në Itali nuk i kam firmosur, këtu i kam firmosur. Thashë këto janë gjerat që i kam thënë në Itali dhe i them prapë. Këta dy persona më kanë vrarë vëllain. Unë shkoja tek shtëpia e nuses së vëllait, nusja e vëllait nuk donte t’ja dinte më për mua dhe unë pastaj çfarë do bëja, do largohesha se do më fusnin në një kallup që s’di si të dal më unë si person. Largohem me nusen time dhe me vëllain tim.

Debati për pasurinë

Kur vjen këtu nusja e vëllait për të bërë gjasme gjashtë muajt, bëjnë llafe me plakun, babai i E. me gjithë plakun tim. I thonë që shtëpite këtu jane tre, atë në Maminas kati i parë është i juaji të tjerat janë të gocës time, sa te jeni ju gjallë pastaj ne duhet të dilnim përjashta ne të tjerët, se shtepia ishte djersa e vellait tim se E. nuk ka vënë një centezë në atë shtepi. Edhe une si person deklaroj 100 mijë herë që ato shtëpitë t’i gëzojnë kalamajtë e vëllait tim dhe jo kriminelat. E them seriozisht vetëm fëmijët e vëllait tim, asnjë tjetër.

“Kush përfitonte nga vdekja”

I pyetur nga prokurori nëse personat që i kanë dhënë informacionin lidhur me autorët e vrasjes i njeh, e nëse po kush janë, dëshmitari është përgjigjur se nuk i njeh as me emër as me mbiemer. I pyetur nga prokurori nëse vëllai, i ndjeri Agron u ka pasur borxhe personave konkret, e nëse po kujt, dëshmitari është pëgjigjur se vëllai i tij nuk ka pasur asnjëherë borxhe në jetë të vet. I pyetur nga prokurori nëse ishte në dijeni të ndonjë lidhje ndërmjet bashkëshortes së vëllait të tij dhe këtyre shtetasve (dy të pandehurve), dëshmitari është pëgjigjur se nuk ishte në dijeni fare, se nuk i njihte, se nuk i kishte parë ndonjëherë. I pyetur se kush është personi që duhet të përfitonte më shumë nga vdekja e vëllait të tij, dëshmitari është pëgjigjur se nusja e vëllait i ka marrë të gjitha, shtëpitë në Durrës i ka marre çelësat, shtëpitë në Vorë i shiti, shtepitë në Itali i shiti, se ai s’ka marrë asgjë./ Armand Bajrami /Panorama.al

 



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
12 vjeçari përdhunoi motrën 9 vjeçe se kishte parë shumë pornografi

12 vjeçari përdhunoi motrën 9 vjeçe se kishte parë shumë pornografi

Video/ Super Bekim Balaj, dy gola Zenitit i jep përmbysjen e madhe Terekut

Video/ Super Bekim Balaj, dy gola Zenitit i jep përmbysjen e madhe Terekut

Studimi: Mbi 80% e femrave pranojnë se kanë fjetur me kolegun

Studimi: Mbi 80% e femrave pranojnë se kanë fjetur me kolegun
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com