Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet presidenciale amerikane, historikisht kanë qenë të mbushura me çudira. Lexojini ato më interesantet

2016/11/06 at 1:20 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjedhjet presidenciale amerikane, historikisht kanë qenë të mbushura me çudira. Lexojini ato më interesantet

Slogani më i keq elektoral në historinë e zgjedhjeve presidenciale amerikane i përket Al Smithit, i cili ishte kundër prohibicionit (ndalimit të prodhimit dhe shitjes së pijeve të forta alkoolike). Për të treguar mbështetjen e tij për prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e alkoolit, ai shpalli moton:”Votoni Al Smithin, dhe ai do t’i bëjë të vërteta ëndrrat tuaja të lagështa”.


Zgjedhjet e vetme të “pastra” në historinë amerikane, qenë më gjasë ato të vitit 1789, kur Xhorxh Uashingtoni garoi pa asnjë rival. Madje edhe në atë rast, Aleksandër Hamiltoni u përpoq të vidhte vota nga zv.presidenti potencial, Xhon Adams.

Vetëm në vitin 1856, Kongresi Amerikan miratoi heqjen e pronësisë mbi tokës si një kusht për të qenë votues në zgjedhjet presidenciale.

Në vetëm një rast një kandidat i vdekur ka qenë pjesë e procesit zgjedhor. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1872, presidenti në detyrë Uliks S. Grant garoi kundër një kufome. Rivali i tij, Horac Grilli, vdiq pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve. Sigurisht që zgjedhjet u fituan nga Grant.

Në vitin 1870, Kongresi miratoi Amendamentin 15, që i jepte të drejtën e votës afro-amerikanëve dhe njerëzve të tjerë jo të bardhë. Megjithatë, e drejta një zezaku për të votuar mohohej shpesh në pjesë të ndryshme të jugut dhe veriut të SHBA-së deri në vitin 1960.

Në vitin 1872, Suzan B. Entoni u arrestua pasi u përpoq të votonte në zgjedhjet presidenciale. Në të njëjtën kohë, Sozhurner Truth, një ish-skllave dhe avokate kërkoi të votojë në Miçigan, por u dëbua nga qendra e votimit. Gratë amerikane të të gjitha racave, e fituan të drejtën e votes vetëm në vitin 1920.

Kongresi i dha për herë të parë të drejtë indianëve në SHBA të votojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1924. Megjithatë disa shtete i penguan ata të votonin deri në vitet 1940.

Xhorxh Uashingtoni e shpenzoi një pjesë të mirë të buxhetit të tij të fushatës për blerjen e 600 litrave pije alkoolike, për të qerasur votuesit e mundshëm.

Kushtetuta e SHBA-së nuk e përcaktonte në fillim datën e mbajtjes së zgjedhjeve, çka do të thoshte se në fillim të viteve 1800, qytetarët mund të votonin nga muaji prill deri në dhjetor. Në vitin 1845, Kongresi vendosi që dita e votimit të jetë të martën e parë pas të hënës së parë të nëntorit, që vinte pas të korrave të vjeshtës dhe para se kushtet e dimrit ta bënin udhëtimin shumë të vështirë.

Festa e inagugurimit të presidencës së Edrju Xheksonit ishte aq e egër, sa që presidenti doli vjedhurazi nga Shtëpia e Bardhë dhe e kaloi natën në një hotel. Në fund, shërbëtorët zvarritën deri në lulishte kazanët me ushqime, për të joshur turmën të dalë jashtë godinës presidenciale.

Norman Tomas i Partisë Socialiste të SHBA-së, garoi më shumë herë se çdo kandidat tjetër në histori . Ai tentoi presidencën 6 herë, por nuk arriti të zgjidhej në asnjë rast.

Xhorxh Uashingtoni hezitoi të bëhej president, dhe i vuri në dukje sekretarit të tij të ardhshëm të luftës, Henri Noks, se zgjedhja president e bënte të ndjehej sikur qe duke shkuar në “vendin e ekzekutimit të tij”.

Xhelozia e Xhon Adamsit mund të ketë pasur shumë të bëjë me mungesën e njohjes së tij publike se sa me një antipati ndaj vetë Uashingtonit. Xhon Adams ankohej se arsyeja e vetme pse Xhorxh Uashingtoni ishte “zgjedhur për çdo gjë”, duke përfshirë edhe si president, kishte të bente me faktin se “ai ishte më i gjatë se cilido tjetër në dhomë”.

Deri në vitin 1937, presidentët nuk betoheshin para datës 4 mars të vitit të ardhshëm, pasi duhej shumë kohë për të numëruar votat dhe nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve. Pas futjes në përdorim të teknologjisë më të mirë, Amendamenti 20 e zhvendosi ditën e inaugurimit mesditën e 20 janarit.

Kur demokrati Stefën A. Dagllas e quajti Abraham Linkolnin njeri “me dy fytyra” gjatë një viti elektoral, ky i fundit u përgjigj:”Po të kisha edhe një fytyrë tjetër, vërtet mendoni se do të mbaja këtë që kam aktualisht?”

Zgjedhjet e para ku u përdor një makineri votimi ishin ato të vitit 1892. Edhe pse pajisja qe shpikur më herët, kandidatët e kundërshtuan në fillim përdorimin e saj për shkak se eliminonte blerjen e votës.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 1920, një kandidat nga një parti e tretë, Eugjen V.Debs, garoi në zgjedhje nga burgu. Ai ishte dënuar për shkak të kundërshtimit të Luftës së Parë Botërore. Në fund, Debs fitoi 3 përqind të votës popullore.

Xhorxh Uashingtoni ka mbajtur fjalimin më të shkurtër në ceremoninë e inaugurimit presidencial, me vetëm 135 fjalë. Ndërkohë ai i Uilliam Henri Herrisonit ishte 8.445 fjalë. Herrison foli për më shumë se dy orë nën një stuhi të madhe dëbore, nga e cila u ftoh dhe vdiq nga pneumonia një muaj më vonë.

Kontrolli i Misionit ka krijuar një fletëvotimi dixhitale për astronautët amerikanë që gjenden në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, në mënyrë që ata të mund votojnë në zgjedhje nga orbita përmes një e-maili të sigurtë.

Partia Anti-Masonike, njihet si e para ”parti e tretë” në Shtetet e Bashkuara. Ajo mbajti kongresin e parë kombëtar në vitin 1832 në një vagon treni.

Xhon Kuinsi Adamsi, është presidenti i vetëm që humbi si votën popullore ashtu edhe atë elektorale dhe sërish u bë president i SHBA-së.

Viti zgjedhor 1800 ishte aq i nxehtë nga pikëpamja e përplasjeve politike, sa që zv.presidenti Aron Bër vrau Aleksandër Hamiltonin në një duel.

Ditën e zgjedhjeve presidenciale, është e paligjshme të konsumohet alkool në shtetet e Kentakit dhe Karolinës së Jugut.

Gjatë fushatës zgjedhore mes Xhon Kuinsit dhe Endrju Xheksonit, politika amerikane i ngjante më shumë grafiteve nëpër banjot publike dhe getot e qyteteve të mëdha se sa një ligjërimi politik normal. Për shembull, Xheksoni e etiketoi Kuinsin një tutor prostitutash, ndërsa ky i fundit tha se gruaja e Xheksonit ishte një zuskë dhe nëna e tij një prostitutë.

Kandidati presidencial është i detyruar të jetë të paktën 35 vjeç, të ketë banuar në vend për të paktën 14 vitet e fundit, dhe të jetë një qytetar amerikan i lindur në SHBA.

Xhorxh Uashingtoni, mendonte se një kandidat për president s’duhet të duket shumë i etur për të fituar presidencën, ose ta kërkojë në mënyrë aktive atë. Përkundrazi, ai tha se duhet të jetë “presidenca ajo që duhet të kërkojë njeriun”. Ai e cilësonte fushatën elektorale aktive si të padenjë, madje edhe vulgare.

Gruaja e parë që kandidoi për presidente e SHBA-së ishte Viktoria Udhall në vitin 1872, gati 50 vjet para se Amendamenti i 19-të të lejonte gratë të votonin. Ndërkohë po atë vit Frederik Dagllas, ishte i pari afro-amerikan që u nominua për zv.president. / www.bota.al

 



Ju sugjerojmë

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Para
Papa Françesku homazhe për 38 martirët: Shembull i mirësisë, faljes dhe paqes

Papa Françesku homazhe për 38 martirët: Shembull i mirësisë, faljes dhe paqes

Mediat angleze: Jemi në rrezik nga fëmijët shqiptarë. Ja mashtrimi

Mediat angleze: Jemi në rrezik nga fëmijët shqiptarë. Ja mashtrimi

Burgoset për shkak të emrit të Wi-Fi

Burgoset për shkak të emrit të Wi-Fi
















TE FUNDIT

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
14 Qershor, 2026

Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën...

Lexo më shumë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}