Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të autoritetit portual të Durrësit z. G.Sh.
Kallëzimi ka ardhur pas një dëmi të shkaktuar prej 217.142 milion lekë lekësh në total.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të autoritetit portual të Durrësit z. G.Sh. Kallëzimi ka ardhur pas një dëmi të shkaktuar prej 217.142 milion lekë lekësh në total. Auditi është kryer për një periudhë trevjeçare që nis më 1 nëntor të vitit 2013 dhe përfundon më 30 prill 2016.
Gjithashtu, KLSH-ja ka rekomanduar 50 masa organizative, 35 masa për shpërblim dëmi dhe 21 masa disiplinore,
Nga auditimi ka rezultuar që APD dhe Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar një dëm total ekonomik në vlerën 217,142 mijë lekë, një efekt financiar negativ në vlerën 169,432 mijë lekë, dhe një mospërmbushje e detyrimeve koncensionare për investime në vlerën rreth 6.6 miliard lekë.