E ftuar në emisionin “Thumb”, në Top Channel, këngëtarja e njohur Nora Istrefi, foli për marrëdhënien e saj me Erën, Robertin dhe Rene-në. Fillimisht, Nora është pyetur nga Aulona dhe Fatma se si do ta vlerësonte veten sa i përket të qenit nënë. “Një nënë shembullore”, – është përgjigjur me humor këngëtarja nga Kosova.
Por ajo që veçohet nga të gjitha dekaratat e Norës në emision ishte kur tha se vogëlushja e saj Rene nuk dëgjonte këngët e saj dhe të Robertit por të tezes së saj Era Istrefit. “Rene Erën e ka idol [idhull]”, – është përgjigjur Nora. “Prej të gjitha këngëve që i kam vënë, të Robertit, të miat, të kolegëve, e di që nuk do ta besoni por këngët e Erës i pëlqejnë më shumë. Aq shumë i pëlqen kënga [BonBon] saqë ka kohë që e dëgjon dhe nuk i është mërzitur. Sa ta luaj këngën, ajo është: “Aaaaa…”. Lumturohet shumë dhe kënaqet”.