Renato Mekolli, Chef-i i kuzhinës që u bë i njohur ne programin televiziv MasterChef në TCH ka rrëfyer disa sekrete të jetës së tij për revistën “Who”. Ai tani po merr pjesë në prgramin “Dance With Me Albania” në TV Klan si dhe po pret të botoje nje liber kuzhine.
Sekretet e rrefyera nga Renato:
1- Meditoj çdo ditë 15 minuta.
2- Ha çdo ditë oriz të zierë.
3- Në dorën e majtë mbaj gjithmonë një rrip të zi me sy për syrin e keq.
4- Kam makinë, por nuk kam qejf ta ngas.
5- Fle gjithmonë pa mbathje.
6- Ushqimi im i preferuar janë sushi.
7- Nuk pi asnjëherë kafe.
8- Nuk dal nga shtëpia pa pirë lengun e freskët te frutave dhe pa ngrënë mëngjesin.
9- Parfumi im i preferuar është Bvlgari.
10- Ngjyra ime e preferuar është e zeza.