Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidatë për shenjtorë në vendin pa memorie

2016/11/05 at 6:12 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada METAJ-


Lumturimi i 38 klerikëve katolikë në një ceremoni dinjitoze në Shkodër ka qenë pa dyshim prekës për viktimat e komunizmit dhe ulëritës për politikën shqiptare. Në një akt të lartë nderimi, Vatikani dhe Papa Françesku kanë lartësuar jetën por dhe vdekjen e priftërinjve katolikë, një akt qe deri më sot askush nuk e ka marë mundimin ta bëjë në Shqipërinë e rrënuar dhe pa kujtesë historike për ato që ndodhen vetëm dhjetra vite më parë. Familjarët dhe besimtarët e klerikëve të vrarë mizorisht nga regjimi komunist janë ndjerë sot të paktën të respektuar nga feja të cilës i falen dhe ndoshta kështu janë ndjerë dhe qindra apo mijra qytetarë të tjerë, jo të besimit katolik, të afërmit e të cilëve janë pushkatuar, vdekur burgjeve apo vuajtur kalvarin e gjatë të internimeve komuniste.

Secili prej tyre kur ka ndjekur sot ceremoninë kishtare, patjetër që ka menduar për ata familjarë që sot nuk jetojnë më, që ndoshta ende nuk kanë një varr ku të prehen. Dhe nuk janë emocionuar nga mesha për shkak të tolerancës fetare. Jo, i vetmi ngushëllim për ta është fakti që dikush nga përtej detit, që nuk i përket besimit të tij fetar, u kujtua të nderojë kujtimin e viktimave të komunizmit, në një ceremoni që nuk do as fonde, as lajmërime në televizion, e aq më pak ka nevojë për propagandë dhe mburrje. Edhe pse në fakt transmetimi i ceremonisë u ndërpre nga Televizioni Publik Shqiptar, i njëjti që për dhjetra vite injektoi propagandën e sallave  të gjyqeve e linçimeve  publike e që nuk ka minimumin e etikës dhe respektit për klerikët e lumtuar nga Vatikani. Ndoshta sepse ai që nxitoi të pagëzonte djalin e tij nga Papa Françesku nuk ishte prezent në ceremoni e kjo ka mjaftuar që nderimi i martirëve të mos shihet nga shqiptarët që çdo të enjte nga i njëjti ekran ndjekin marrëzitë e parlamentit. Dhe këtë drejtuesit e këtij televizioni e kanë bërë në mënyrë organike, jo vetëm se i përkasin mentalitetit të dikaturës. Por sepse  ajo që ka munguar këto 25 vjet ka qenë respekti dhe trajtimi me dinjitet i atyre që u vranë e të tjerëve që u kaluan vitet më të bukura të jetës ne burgjet e komunizmit.

Nuk kam asnjë dyshim që lekët e dëmshperblimit për të përndjekurit politikë u duhen atyre më shumë se fjalët e fjalimet në parlament. Sikundër kanë merituar të marrin edhe më shumë shpërblim për faktin se politika i ka përdorur kaq shumë e kaq keq gjithë këto vite. E kam të qartë që shumë prej tyre ende nuk kanë një banesë apo jetë të siguruar edhe pse këstet e dëmshpërblimit ua tundin sa herë afrohen zgjedhjet e u kërkojnë votën. Kjo sepse nëse komunistët i vranë e i pushkatuan, i torturuan e i internuar për 50 vjet, për 25 vitet e “demokracisë” ca të tjerë arritën t’i zhvishnin nga dinjiteti, vlera e vërtetë e tyre që turbullonte dhe mendjen e sëmurë të Enver Hoxhës. E ndaj mjafton një ditë si e sotmja për të kuptuar sa pak mund e sa shumë kujtesë historike mund të sjellë një ceremoni e thjeshtë, pa bujë e pompozitet për disa nga viktimat e komunizmit,që të paktën në një të shtunë Nëntori u kujtuan shqiptarëve një pjesë të errët të historisë e nostalgjikëve të diktaturës, se vlera më e madhe është jeta e liria. Ndaj harresa historike ndonjëherë shndërrohet në haraçin e madh që shumë të pafajshëm paguajnë dhe në këtë demokracinë tonë të shthurur. Ku sigurisht ka ditë pushimi për çdo festë pagane e trill kryeministrash, por jo një ditë përkujtimi për viktimat e diktaturës. Ku ndërtohen e prishen qëndra qytetesh, rindërtohen bunkerë e shtëpi torturash, por nuk u ndërtua kurrë një përkujtimore për ata që e deshën fjalën e lirë më shumë se bijtë e etërve komunistë. Ku organizohen dhjetra aktivitete banale e pa asnjë vlerë, por kurrë askush nuk u kujtua të mblidhte dëshmitë e atyre pak që kanë mbetur gjallë e mund të rrëfejnë ende monstruozitetin e regjimit të kaluar.

Askush nuk e pret që kjo të ndodhë me qeveritarë që mezi presin 29 Nëntorin e të shfaqen me shall në qafë e me dorën në tendera. Pjesa më e madhe e kanë të qartë që edhe dëmshpërblimi është një lëmoshë që socialistët ua japin teksa nuk lodhen së gërrmuari tek veterani i fundit dhe himnizimi i tij. Por ata të tjerët, ata që pretendojnë se përfaqësojnë atë pjesë të shoqërisë që beson se e kaluara komuniste ishte e keqja më e madhe e këtij vendi, bëjnë mirë qe sot teksa kanë ndekur ceremoninë e lumturimit të 38 klerikëve katolikë të refletojnë. Dhe të besojnë e mendojnë se për herë të parë ndoshta duhet t’i rikthejnë ish të përndekurve dinjitetin e munguar këto 25 vjet. E për këtë nuk duhen as fonde dhe as premtime. Duhet thjesht vullnet i mirë dhe një vend ku të paktën një ditë në vit, të gjithë të ndezin një qiri për shpirtrat e atyre që sot nuk janë më dhe që nuk do donin ta shihnin Shqipërinë të katandisur në harresën e komunizmit.

*Desada METAJ-Kryeredaktore e “Opinion”

Etiketa: ceremoniaISH TE PERNDJEKURlumturimimartiretMEMORIE HISTORIKE


Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Aksident në Fushë Krujë-Milot, përplaset për vdekje kalimtari

Aksident në Fushë Krujë-Milot, përplaset për vdekje kalimtari

FOTO/ Kush është kreu i grupit shqiptar të arrestuar për përkrahje të ISIS

FOTO/ Kush është kreu i grupit shqiptar të arrestuar për përkrahje të ISIS

Si i masakroi Enver Hoxha prifterinjte katolike!

Si i masakroi Enver Hoxha prifterinjte katolike!
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com