Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Peza: Presidenti Nishani e përdori dekretimin për qëllime politike të ditës

2016/11/02 at 11:17 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-Opinion/ Peza: Presidenti Nishani e përdori dekretimin për qëllime politike të ditës

Dekretimi i 65 ballistëve nga Presidenti Nishani në 73 vjetorin e masakrës së Lushnjës, vazhdon të provokojë debate midis palëve. I ftuar në “Opinion” për këtë temë, zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi thotë se “ Dekreti i Presidentit është në vazhdën e PD-së për të zhvlerësuar rolin e Shqipërisë në Luftën Nacional Çlirimtare.

Dhe kjo nuk është hera e parë. Në kohën e Berishës na priste Polcia e Berishës te Varrezat e Dëshmorëve. Dekreti thoshte se janë dekoruar si martirë për demokraci. Imagjino se çfarë demokracie ishte në atë kohë.

Në rastin konkret të Lushnjës, këta kanë bashkëpunuar me forcat gjermane. Vetë Mehmet Shehu ka thënë e kam ekzagjeruar. Ata janë viktima të një krimi lufte por nuk janë martirë. Por jo të dekorohen sepse kompromenton Luftën Nacional Çlirimtare.

Gazetari Erald Kapri ka theksuar se ngjarja që ka ndodhur me ballistët është tepër tragjike dhe kriminale, për shkak se 400 forca të ballit aty, rreth 170 forca u dorëzuan që me pushkën e parë.

Kapri tha se ata nuk donin të luftonin. Sipas atij, realiteti i Shqipërisë në vitet 43-44 kuptohej se si rekrutoheshin ata, pjesa më e madhe e tyre rekrutohej nga më i forti i zonës.

“Ata ishin fshatarë, të cilët u morën nga shtëpitë dhe arat e tyre. Disa prej tyre ishin të paarmatosur. Pra ka plasur pushka e parë dhe një pjesë e tyre janë dorëzuar”.

Ndërsa, Fatos Klosi tha se për të diskutuar në lidhje me çështjen në fjalë, gjërat janë shumë të nxehta që e kanë pësuar nga diktatura, që e kanë pësuar edhe gjatë luftës, me të drejtë apo pa të drejtë, problem është se politika nuk duhet të fusi hundët.

Klosi theksoi se Presidenti nuk bëri mirë që u mor me këtë rast. Ka kush merret, atje është ngritur një përmendore në lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij, problemi është se për çfarë arsye shfrytëzohen këto gjëra për situatën politike.

Analisti Preç Zogaj nënvizoi se Shqipëria duhej të kishte hyrë në epokën e pajtimit, ashtu siç kanë hyrë popujt e tjerë të qytetëruar.

“P.sh, Italia që dihet që ka prodhuar edhe fashizmin edhe rezistencën ka bërë amnisti në vitin 1948, Franca në vitin 1952, të gjitha vendet e Europës e kanë përjetuar këtë problem. Biem dakord për këtë gjë, brenda skenarit të madh të luftës anti-fashiste dhe anti-naziste, janë zvilluar edhe skenaret e luftës për pushtet. Tani të mos rrimë e të bëjmë, sepse të fortit kanë qenë nacionalistët në një anë, të majtët në anën tjetër, komunistët në një krah. Të gjitha palët e kanë lexuar skenarin sipas optikës së tyre”.

Ndërkaq, deputeti i PS-së Alfred Peza theksoi se Presidenti i Republikës për nevoja dhe qëllime personale të politikës së ditës dhe asaj se çfarë do vijë mbasi të mos jetë më President, sipas tij, ai përdor postin e Presidentit të Republikës, për të bërë dekorimin.

“Ai ishte masakës apo s’ishte masakër? Sigurisht që ishte. Më mirë se Enver Hoxha unë nuk mund të përcaktoj me atë që ka thënë: Është i tepruar, pavend dhe shumë i gabueshëm. Këtu e mbyllim me këtë diskutim në lidhje me raportin e ngjarjes”.

Shiko videon: 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Video-Opinion/ Ngjela: Teza revolucionare e komunistëve e LANÇ-it u kthye në revolucion socialist

Video-Opinion/ Ngjela: Teza revolucionare e komunistëve e LANÇ-it u kthye në revolucion socialist

Champions League/ Ja skuadrat që siguruan mbëmë kualifikimin për në fazën tjetër

Champions League/ Ja skuadrat që siguruan mbëmë kualifikimin për në fazën tjetër

Fundjava diell por ja kur nisin rreshjet e shiut në Shqipëri

Moti sot/ Rikthehen reshjet megjithëse rriten temperaturat

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com