Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sondazhi: 70% e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike është përkeqësuar

2016/10/31 at 7:33 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sondazhi: 70% e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike është përkeqësuar

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot në Tiranë sondazhin Barometri Social-Politik i Shqipërisë.


Sondazhi zbuloi një mosbesim të ndjeshëm të opinionit publik ndaj institucioneve, partive, reformave dhe ecurisë së zgjedhjeve të ardhshme.

Një pjesë e madhe e qytetarëve të anketuar nuk besojnë se reforma në drejtësi do t’i përmirësojë gjykatat. Po ashtu, një përqindje e konsiderueshme shprehin dyshimin se zgjedhjet e adhshme mund të manipulohen.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar pohuan se nuk kanë besim tek institucionet publike dhe as te partitë politike, ata nuk janë të kënaqur me qeverisjen e vendit dhe kanë pak shpresa në përmirësimin e gjendjes, raporton VOA

“Studimi gjeti një mosbesim të madh të qytetarëve ndaj të gjitha institucioneve, për shkak të varfërisë, korrupsionit, padrejtësive dhe papunësisë masive që ata ndeshin përditë” – tha Arben Çejku, drejtues i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë.

Problemi kryesor vazhdon të mbetet papunësia e lartë në qytete dhe akoma më e lartë në fshatra dhe në periferi.

Qytetarët pohojnë se besojnë tek gjykatat vetëm 2 për qind, tek parlamenti 4 për qind, tek presidenti, opozita dhe qeveria përkatësisht 9, 10 dhe 12 për qind, ndërsa 63 për qind e të anketuarve nuk besojnë tek asnjëri nga institucionet.

Të anketuarit pohojnë një zhgënjim të madh nga politika. Mbi 75 për qind e të anketuarve, nga të gjitha grup-moshat, u përgjigjën se politika nuk kujdeset aspak për problemet e tyre.

Qytetet me zhgënjimin më të madh nga politika janë Durrësi, Elbasani dhe Tirana. Rreth 70 për qind e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se situata e tyre ekonomike është më keq se një vit më parë.

Vetëm 10 për qind thonë se janë më mirë, dhe 20 për qind janë njëlloj si më parë. Ata pohojnë se kriza ekonomike, papunësia janë shqetësimet e tyre kryesore. Mosbesimi ka përfshirë qytetarët edhe sa i takon reformës në drejtësi.

Vetëm 2 për qind e tyre kanë besim te gjykatat aktuale, por vetëm gjysma e tyre kanë besim se pas reformës në drejtësi sistemi gjyqësor do të bëhet më i mirë, pjesa tjetër pohojnë se ai nuk do të përmirësohet.

Nga shërbimet publike qytetarët shprehin më shumë pakënaqësi ndaj spitaleve dhe ssistemitt tatimor dhe më pak ndaj shkollave dhe policisë.

Sondazhi, sipas autorëve, zbuloi edhe një herë krizën ekonomike dhe sociale në vend, kur afro gjysma e të anketuarve pohojnë se të ardhurat që kanë marrë këto 3 vjet janë të pamjaftueshme, mbi 30 për qind morën të ardhura minimale dhe vetëm 20 për qind kanë patur të ardhura të mjaftueshme.

Mosbesimi i qytetarëve ndaj institucioneve dhe partive është i njëjti edhe sa u takon reformës zgjedhore dhe ecurisë së zgjedhjeve të ardhme.

Mbi 60 për qind e të anketuarve pohojnë se zgjedhjet e ardhshme mund të manipulohen, dhe se partitë bëjnë zgjedhje për veten e tyre dhe jo për të mirën e qytetarëve.

Autorët e studimit barometri social-politik i Shqipërisë mendojnë se ky mosbesim kaq i lartë tek procesi zgjedhor mund të sjellë një mospjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në votimet e ardhshme.

Pushteti vendor sërish ka qëndruar larg halleve të bashkësive qytetare, sepse 60 për qind e të anketuarve thonë se bashkitë kanë punuar pak dhe aspak mirë.

Vështirësitë më të mëdha që ndeshin qytetarët, sipas renditjes që bëjnë ata vetë në këtë barometër, janë papunësia, korrupsioni, varfëria, pasiguria e jetës dhe e pronës si dhe mungesa e shpresës për të ardhmen.

 



Ju sugjerojmë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Para
Mbi 15 mijë njerëz mbeten të pastrehë nga tërmeti në Itali

Mbi 15 mijë njerëz mbeten të pastrehë nga tërmeti në Itali

Skandali Partizani-Skënderbeu/ Mjeku i Partizanit: Ja si e menaxhuam “horrorin” e tifozëve

Skandali Partizani-Skënderbeu/ Mjeku i Partizanit: Ja si e menaxhuam "horrorin" e tifozëve

Pse quhet “LIBRA” partia e re e Ben Blushit ?

Pse quhet "LIBRA" partia e re e Ben Blushit ?
















TE FUNDIT

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
10 Janar, 2026

Një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false është është zbuluar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
10 Janar, 2026

Një autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes teksa udhëtonte në autostradën Rruga e Kombit....

Lexo më shumë

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
10 Janar, 2026

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të...

Lexo më shumë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com