Niko Peleshin ka zgjedhur qeveria për të drejtuar fushatën e të majtëve në Kolonjë aty ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë. Dhe zv.kryeministri ka zgjedhur të bëhet njësh me popullin, duke folur këmbëkryq me ta…
Nuk e dimë nëse ideja për këtë bashkëbisedim kaq origjinal ka qenë e zotit Peleshi, por është i pari politikan tek i cili e vëmë re këtë lloj komunikimi gjatë fushatës. Ai është ulur në bar, i shoqëruar nga kandidati Ilia Stefo dhe deputetja Blerina Gjylameti dhe ka komunikuar me të rinjtë e Kolonjës për problemet që e shqetësojnë.
Foton e pa postuar vetë në facebook ku shkruan “Mes ideve dhe ëndrrave të të rinjve kolonjarë, plot dëshire për ti kthyer lavdinë vendlindjes së tyre”.