23 leje drejtimi janë pezulluar në fundjavë vetëm për shak të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit. Gjatë fundjavës policia rrugore vijon me planin e masave të sigurisë.
Sipas të dhënave 11 drejtues mjetesh janë arrestuar vetëm në 12 orët e fundit, 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy drejtues mjeti pa leje drejtimi.
Ndërkaq, gjithsej janë pezulluar 44 leje drejtimi, gjysma e të cilave vetëm për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 8 për semaforë e shkelje të tjera.
63 gjoba janë vendosur për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 53 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 259 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.