Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Van Dael, belgu kafexhi që flet shqip: ç’më lidhi me klientelën shqiptare

2016/10/27 at 5:14 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/ Van Dael, belgu kafexhi që flet shqip: ç’më lidhi me klientelën shqiptare

Nga Aurora Allushaj, Bruksel


Philippe Van Dael është një brukseluaz i veçantë. Që në fëmijëri punon në dyqanin kafesë, pronë e familjes së tij në rrugën Marie-Christine, në Bruksel, ashtu si shumica e banorëve të vjetër të kësaj lagjeje. Por ajo që e bën të veçantë, është përpjekja e tij për të folur shqip për të kënaqur klientët e tij shqiptarë. Dhe në fakt sapo hyjmë në dyqanin e tij e gjejmë një kliente shqiptare aty. Nuk ishte e vështirë ta merrnim vesh origjinën e saj, pasi kishte nisur të komunikonte në shqip me shitësin. Prezantohemi me të. Na thotë që quhet Sheribane Prebreza dhe vjen nga Prishtina. Prej 23 vitesh jeton në Bruksel dhe që nga fillimi kafen e ka blerë gjithmonë në dyqanin Van Dael. Klientja porosit kafen e preferuar të saj dhe shitësi, i cili ia di shijet, e përgatit dhe bluan në çast kafen. Van Dael na thotë se i njeh mirë shijet e shqiptarëve. Të gjithë kërkojnë kafen turke, çka është një përzierje midis dy llojeve të kafesë, Moka e Arabica, një specialitet i dyqanit të tij. Pa humbur kohë i drejtojmë disa pyetje belgut 59-vjeçar, natyrisht rreth marrëdhënies së tij me shqipen.

 img_5559

Përshëndetje, juve flisni shqip. Çfarë e bën një belg që të flasë gjuhën shqipe?

Përshëndetje! Unë kam shumë klientë shqiptarë në dyqanin tim të kafesë. Për të mos thënë që ata përbëjnë shumicën e klientëve. Me ta komunikoj herë pas here dhe kam mësuar shumë fjalë në gjuhën tuaj.

Sa vjet keni që punoni me klientelën shqiptare ?

Ohhh, janë bërë dhjetra vite tashmë. Ky dyqan është themeluar nga stërgjyshi im i quajtur Aurelien plot 125 vjet më parë. Ai ia trashëgoi të birit, gjyshit tim, d.m.th të quajtur Morris, dhe ky djalit të tij, babait tim Eduard, i cili është 88 vjeç dhe punon me mua këtu. Ose më saktë ai drejton dyqanin si dhe kryen të gjitha proceset e përpunimit të kafesë.

Shoh që në dyqanin tuaj keni dhjetëra lloj kafesh. Cila është e preferuara e shqiptarëve?

Shqiptarët preferojnë përzierjen e dy llojeve Moka e Arabica, nga e cila përfitohet ajo që e quajmë kafe turke. Kjo përzierje, këtu në Bruksel, është specialiteti ynë. Këtë prej dhjetra vitesh e bën babai im. Ai punon me makinat të cilat pjekin dhe përziejnë kafen në 200 gradë celsius.

D.m.th, nëse do vinte këtu një klient shqiptar, i cili nuk flet asgjë veç shqipes, do kuptohej më së miri me juve…

Po, po, unë mund të komunikoj me klientin rreth asaj ai çfarë dëshiron nga dyqani im, ndërkohë që di edhe numrat. P.sh, këto dy paketat e kafesë që mori kjo zonja, kushtojnë 7 euro e gjysmë.

Çfarë fjalësh përdor më tepër në shqip?

Përshëndetjet sigurisht. Pastaj pyetjet e thjeshta dhe numrat.

E keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë?

Jo. Kjo për faktin se e kemi si traditë të familjes që shkojmë në bregdetin e Spanjës me pushime. Por kam dëgjuar se në Shqipëri çmimet janë më të lira dhe shërbimi më i mirë. Përveç kësaj kam dëgjuar që mund të gjenden edhe shumë prodhime bio. E meqë jemi këtu: Mund të përdoren eurot në Shqipëri? Po në Kosovë?

Po, po, mund të përdorësh euro në Shqipëri ose t’i kthesh në lekë shqiptarë. Ndërsa në Kosovë euro është monedha zyrtare. Po planifikon të vizitosh Shqipërinë dhe Kosovën?

Po patjetër. Pse jo?! Unë e njoh lekun shqiptar. Kam disa kartëmonedha këtu.  M’i kanë dhënë klientët.

img_5547Prebreza: Dy dekada që blej kafen tek Van Dael

Dashur pa dashur, pjesë e këtij artikulli u bë edhe kosovarja Sheribane Prebreza, e cila u gjend rastësisht në dyqanin e kafesë në të njëjtën kohë me ne. Në fakt nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, në biznesin që më së shumti punon me klientelë shqiptare.

Zonjë, ju pohoni se jeni kliente e hershme këtu. A jeni e kënaqur me të?

Po shumë. Kafja është e mrekullueshme. Njëlloj sikur ajo që kemi përdorur gjithmonë në Kosovë.

Sa vite keni në Bruksel?

Kam 23 vjet që jetoj këtu.

Gjithmonë këtu e keni blerë kafenë ?

Po, këtu.

Flisni shqip me zotërinë ?

Përshëndetemi në shqip. Flasim edhe pak në shqip. Ai di shumë fjalë në shqip, për të na shërbyer në rregull. Dhe pastaj për lehtësi vazhdojmë në frëngjisht. /tesheshi.com/

Etiketa: belgukafexhishqipvan dael


Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
Video/ Stresi godet Stinen?!

VIDEO/ Arrestohet sërish reperi Stresi: ‘Po më bëjnë padrejtësi!’ Ja pamjet nga brenda qelisë

FOTO/ Bie miti i njeriut që infektoi Amerikën me SIDA, mijëra ishin bartës që prej viteve ’70

FOTO/ Bie miti i njeriut që infektoi Amerikën me SIDA, mijëra ishin bartës që prej viteve '70

Gjendet i vdekur 47 vjeçari në Pogradec, e kishte zënë korrenti

Fier/ Harrohet nga familjarët, gjendet i vdekur në banesë pas 20 ditësh
















TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com