Në Zvërnec, bizneset e ngritura përgjatë bregdetit janë shkatërruar plotësisht ndërsa furia e ciklonit. Gjithashtu era e fortë shkuli me dhjetëra rrënjë pishash mbi 30 vjeçare në pyllin e sodës.
“U bllokua aksi që të çon drejt manastirit të Zvërnecit por për fat të mirë nuk pati dëme në njerëz
Situatën e krijuar nga cikloni që preku Vlorën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës, e inspektoi dhe kryebashkiaku Dritan Leli. Ai theksoi se bashkia ka ndërhyrë menjëherë për hapjen e rrugës për në zvërnec, dhe konstatimin e dëmeve.
Dritan Leli: Cikloni dëmtoi një numër të madh pishash. Janë dëmtuar disa lokale në plazhin e Zvërnecit, ka pasur përmbytje në qytet të cilat janë larguar por balta ka përfshirë gjithë qytetin e Vlorës. Punonjësit e bashkisë janë në terren për të vlersuar dëmin dhe marrë çdo përgjegjësi.
Në zonë është nderprere dhe energjia elektrike, dhe kabina e transformatorit të zonës është dëmtuar tërësisht.