Një i moshuar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por mësohet se personi i plagosur është Sabi Hasniqi, 75 vjeç.
Ai ka marrë plagë në këmbë nga një pushkë sportive dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.