Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi i Erjonit mbi vinç dhe historitë e trishta të jetimëve

2016/10/19 at 10:33 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kërcënimi i Erjonit mbi vinç dhe historitë e trishta të jetimëve

E takova Erjon Selimajn, të riun që kërcënoi se do të hidhej nga një vinç pranë ish stadiumin Qemal Stafa, disa javë më parë, në mes të një grupi jetimësh të rritur që po luftojnë të mbijetojnë. Historia e tij dhe e jetimëve të tjerë tregon një copëz të realitetit shqiptar.


Nga Gjergj Erebara-

Erjon Selimaj dukej se mburrej kur thoshte se kishte filluar të vidhte çfarë t’i dilte përpara që në moshën 14 vjeç dhe se kishte hyrë në burg për herë të parë në moshën 18 vjeç. Aktualisht gjendet i kallëzuar për një vepër tjetër penale.

Selimaj, 25 vjeç, nga një fshat i Vlorës, qe një nga shumë shqiptarë që jetojnë brenda ose përreth konvikteve të Qytetit të Nxënësit dhe që vazhdimisht kërcënohen për t’u nxjerrë nga këto mjedise nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Selimaj tërhoqi vëmendjen e medias sot (18 tetor) pasi hipi në një vinç pranë ish-stadiumit Qemal Stafa dhe kërcënoi se do të vriste veten. Policia negocioi me të për disa orë deri sa ai u bind të zbriste.

Banorët e konviktit të shkollës Hoteleri – Turizëm njoftuan disa organizata të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në shtator 2016 se policia bashkiake e Tiranës i kishte kërkuar të lironin banesat e tyre modeste. Disa prej tyre kishin marrë një letër ku i komunikohej kërkesa për t’u larguar ndërsa të tjerë thanë se qenë zgjuar një mëngjes nga policë bashkiakë, të cilët i kishin kërcënuar se do të nxirreshin me forcë nëse nuk lëviznin.

Letra e fundit, e mbërritur më 22 shtator 2016, i kërkon njërit prej banorëve jetimë “të lirojë mjediset e zëna padrejtësisht nga ju, pasi bëhet pengesë për zhvillimin normal të procesit mësimor”.

Një dyzinë jetimë si dhe familje të krijuara nga jetimët jetojnë aktualisht në disa dhoma të vogla në katin e parë të konviktit. Të gjithë ata që folën me BIRN, në shtator të këtij viti, kërkuan të mos identifikoheshin me emër nga frika e raprezaljeve nga autoritetet.

“Na kanë thënë që nëse ankohemi në media rrezikojmë të mos përfitojmë ndihmë ekonomike,” tha njëri prej tyre. “Policia Bashkiake sillet shumë keq me jetimët, na shkelin me këmbë,” shtoi ai.

Historia e jetimëve është pak a shumë shabllon.

Kuzhina-e-perbashket-e-konviktit Dhoma-e-nje-jetimi-ne-konvikt

“Mua më kanë gjetur në rrugë,” tha një 34 vjeçar nga Korça, ndërsa shpjegoi se u rrit në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë deri sa në vitin 2000, e dërguan te konvikti i Hoteleri – Turizmit, ku dërgohen shumë jetimë që mbushin moshën për të dalë nga shtëpitë e fëmijëve, me supozimin se në këtë shkollë do të marrin një profesion për të gjetur një punë dhe për të ndërtuar jetën.

Shumë nga jetimët ia dalin. Por një pjesë, jo. Disa kanë mbetur te konvikti që u dërguan për shkollë tashmë prej dekadash. Disa janë të sëmurë, të tjerë janë thjeshtë të papunë dhe të paarsimuar.

I riu 34 vjeçar jeton aktualisht në një dhomë të vogël dy me tre, me lagështirë mbi një metër të lartë. Ai fle në një dyshek të shtruar përtokë dhe mbijeton me ndihmë ekonomike që “nga një herë bie 17 mijë lekë (të vjetra) dhe nga një herë, 30 mijë në muaj”.

“Unë nuk di të punoj,” thotë ai. “Unë nuk kam njeri, mua më ka rritur shteti,” shtoi ai.

Pjesa tjetër e jetimëve i tha BIRN se ata vijojnë të jetojnë në kushte të këqija për arsyen e thjeshtë se nuk kanë ku të shkojnë.

“Kemi aplikuar disa herë për shtëpi sociale në bashki por ata vazhdimisht na thonë se duhet të dorëzojmë sërish dokumentet pasi dokumentet e vjetra nuk vlejnë,” tha njëri prej tyre.

Riaplikimi për banesë sociale është zakonisht rruga që ndjekin autoritetet në Shqipëri për të hequr qafe hallexhinjtë. Fakti është që Shqipëria nuk ka një program efektiv të trajtimit të njerëzve në nevojë për banesë. Bashkitë kanë teorikisht një program të vockël përmes të cilit ofrojnë subvencionim qiraje për një periudhë të shkurtër, por edhe këtu, procedurat janë jashtëzakonisht të vështira dhe përfituesit e vetëm deri tani duket se janë pak familje të cilave u janë shembur banesat.

Shqipëria nuk ka gjithashtu ndonjë program ndihme për jetimët pasi këta të fundit dalin nga jetimoret.

“Ne këtu na ka sjellë shtëpia e fëmijës,” thotë njëri prej jetimëve te konvikti. “Kur mbush 16 vjeç, të sjellin këtu,” shtoi ai në kushtet e anonimatit.

Në gusht, disa ish-jetimë të cilët vijonin të jetonin në konvikt pavarësisht se e kishin mbaruar shkollën prej disa vitesh, u nxorën me dhunë nga policia bashkiake e Tiranës. Skena u filmua nga njëri prej tyre dhe u publikua në Facebook. Së paku një prej jetimëve u shoqërua për në komisariat formalisht nën akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit. Por jetimët buzëqeshin kur tregojnë se një qen rruge e kafshoi një polic në këmbë.

Disa prej tyre vijojnë të jetojnë rrotull zonës së njohur si Qyteti i Nxënësve në Tiranë, ndërsa së paku një prej tyre ka mbetur endacak në Tiranë. Erjon Selimaj qe njëri prej tyre. Nga rreth 11 vetë të përzënë, vetëm një nënë me fëmijë raportohet se u strehuan te një institucion i quajtur Qendra Kombëtare e Emergjencave. Të tjerët janë efektivisht rrugëve.

konvikti-jetimet

Jetimët, të  cilët i ka zënë halli të vijojnë të jetojnë në kushtet e mjera të një ndërtese të amortizuar përplot lagështi e kanë të vështirë të arrijnë t’u dëgjohet zëri.

Për momentin, autoritetet nuk e kanë zbatuar ende urdhrin për lirimin e mjediseve. Por për Selimajn, duket se dëshira për t’u dëgjuar e shtyu të hipë në vinç. Se sa do ta dëgjojnë autoritetet ankesën e tij për një farë trajtimi me banesë nga shteti të jetimëve pasi këta të fundit të dalin nga jetimorja, kjo mbetet për t’u parë.

“Ata që kanë mbetur këtu janë ose të sëmurë, ose me probleme të shumta,” tha për BIRN një nga banoret e konviktit. “Njerëzit nuk rrinë me qejf këtu, rrinë se nuk kanë ku të shkojnë”, shtoi ai.

/Reporter.al



Ju sugjerojmë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Sot Barcelona-Manchester City, pesë përballje brenda super sfidës

Sot Barcelona-Manchester City, pesë përballje brenda super sfidës

Improvizimi si formulë artistike!

Improvizimi si formulë artistike!

E ofendoi në emision, Hafizi: Rama s’është Kryeministër

E ofendoi në emision, Hafizi: Rama s'është Kryeministër
















TE FUNDIT

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com