Njerëzit në rrjete sociale i janë sulur të zotit të një qeni në Brazil pas publikimit të një fotoje, në të cilën duket qeni me pesë tatuazhe në fytyrë. Veshët, hunda dhe pjesa poshtë syve të qenit të bardhë duket e ngjyrosur me tatuazhe.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar dënimin e pronarit të qenit, megjithatë deri tani nuk dihet të jetë marrë ndonjë masë.
Në hundën e qenit vihen re të vizatuara një spirant, një dorezë dore dhe një diamant. Ndërsa poshtë syve janë të vizatuar yje dhe tek veshët është një logo e ekipit të bejsbollit, Los Angeles Dodgers.