Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet ligji/ Dekriminalizim edhe për mësuesit, formulari me detyrim

2016/10/16 at 10:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbardhet ligji/ Dekriminalizim edhe për mësuesit, formulari me detyrim

Të gjithë mësuesit e sistemit arsimor do t’i nënshtrohen procesit të dekriminalizimit. Rreth 35 mijë mësuesit e sistemit arsimor, sipas projektligjit të ri të depozituar në Kuvend, do të kenë detyrimin ligjor që të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, në të cilët duhet të tregojnë nëse kanë pasur precedentë penalë, janë dënuar nga sistemi gjyqësor vendës apo i huaj, apo kanë ndryshuar gjeneralitetet, si dhe nëse ndaj tyre janë marrë masa për dhunë ndaj nxënësve.


Në ligjin që është në fuqi, mësuesit nuk kishin detyrim për t’iu nënshtruar procesit të dekriminalizimit. Por me amendamentin e ri të projektligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të firmosur nga tre deputetet Albana Vokshi, Majlinda Bregu dhe Mesila Doda, vetëdeklarimi do të jetë i detyrueshëm.

Sipas propozimit ligjor, mësuesit do duhet të dorëzojnë formularët e dekriminalizimit pranë Departamentit të Administratës Publike. Edhe mësuesve që janë aktualisht në detyrë, do t’u lindë detyrimi për të dorëzuar formularët 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Në raste kur fshihen të dhënat, atëherë mësuesit do të shkarkohen nga detyra dhe do të dërgohen për ndjekje penale.

Po ashtu, formularët e dekriminalizimit do duhet t’i plotësojnë dhe profesionistët që ushtrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuara, apo shërbimet për viktimat e dhunës dhe trafikimit, në sistemin publik dhe në atë privat. Argumentet Në relacionin shpjegues të projektligjit theksohet se figura e mësuesit apo personave që kujdesen për fëmijët apo moshën e tretë, duhet të jenë figura të pastra. “Askush nuk do të donte që fëmijët e tij, apo personat e tjerë të afërm, të edukoheshin apo të merreshin nën kujdesin e dikujt nën hetim, apo të dënuar për vepra penale”, thuhet në relacionin e projektligjit. Më tej sqarohet se janë shtuar dhe llojet e veprave penale, të cilat pengojnë kandidimin në funksione publike. “Risia që sjell projektligji, përveç shtimit të subjekteve vetëdeklaruese, është se janë shtuar veprat penale, për të cilat personi nuk mund të emërohet apo zgjidhet në funksionet publike. Janë shtuar veprat penale: “pornografia”, “keqtrajtimi i të miturit”, “shtytja e të miturve në krim”, “dhuna në familje”.

Është propozuar që personat subjekt i vetëdeklarimit, sipas nenit 2 të këtij ligji, pra mësuesit dhe profesionistet që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuara, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik, pra që janë aktualisht në detyrë, kryejnë vetëdeklarimin dhe e depozitojnë pranë Departamentit të Administratës Publike brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, thuhet në relacionin e projektligjit. 35 mijë mësues të sistemit arsimor do t’i nënshtrohen procesit të dekriminalizimit, në rast se do të miratohet projektligji i ri i depozituar në Kuvend. Projektligji u jep 6 muaj kohë mësuesve që të plotësojnë pranë DAP formularët e vetëdeklarimit.

Propozimet e reja ­Në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa: Neni 2 Në pikën 1 të nenit 3, pas shkronjës “g”, shtohet shkronja “gj” me këtë përmbajtje: “gj) mësues dhe profesionistë që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuara, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik.” Neni 4 Dispozitë tranzitore Personat subjekt i vetëdeklarimit, sipas nenit 2 të këtij ligji, që janë aktualisht në detyrë, kryejnë vetëdeklarimin dhe e depozitojnë pranë Departamentit të Administratës Publike, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. ­Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë: Neni 1 Në nenin 59, pas paragrafit të parë, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Gjykata, kur personi plotëson kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, por është dënuar për kundërvajtje penale ose vepër penale të kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, e përjashton atë nga vënia në provë.” ­

Në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar, bëhen këto shtesa: Neni 2 Në nenin 57 bëhen këto shtesa: 1. Pas pikës 4, shtohen pikat 4/1 dhe 4/2 me këtë përmbajtje: “411. Mësuesi i arsimit parashkollor, i arsimit fillor dhe i arsimit të mesëm ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë përmbushur kriteret e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, si dhe pasi të ketë kaluar me sukses testin psiko­emocional. Vlerësimi psiko­emocional për mësuesit që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit zhvillohet çdo pesë vjet.

Kriteret dhe mënyra e zhvillimit të vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit”. Mësuesit do t’i nënshtrohen testit psiko­emocional Në projektligjet e depozituara në Kuvend, tri deputetet, Albana Vokshi, Mesila Doda dhe Majlinda Bregu propozojnë që mësuesit e sistemit parashkollor t’i nënshtrohen testimit psiko­emocional. “Mësuesi i arsimit parashkollor, i arsimit fillor dhe i arsimit të mesëm ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë përmbushur kriteret e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, si dhe pasi të ketë kaluar me sukses testin psiko­emocional. Vlerësimi psiko­emocional për mësuesit që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit zhvillohet çdo pesë vjet. Kriteret dhe mënyra e zhvillimit të vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit”, thuhet në projektligjin e ri. Fation Binjaku/ Panorama



Ju sugjerojmë

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Para
Histori/ Legjenda e arbitrimit anglez, tregon favorin seksual më të çuditshëm që i është bërë

Histori/ Legjenda e arbitrimit anglez, tregon favorin seksual më të çuditshëm që i është bërë

Ditë e errët për Icardin, tifozët e sulmojnë poshtë shtëpisë

Ditë e errët për Icardin, tifozët e sulmojnë poshtë shtëpisë

Video/ Serbi u arrestua në Mal të Zi për terrorizëm, i njohur edhe në Kosovë

Video/ Serbi u arrestua në Mal të Zi për terrorizëm, i njohur edhe në Kosovë
















TE FUNDIT

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com