Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hije dyshimi/ Miratimi i ligjit të SPAK u arrit përmes një marrëveshje të fshehtë PS-PD?

2016/10/12 at 10:22 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hije dyshimi/ Miratimi i ligjit të SPAK u arrit përmes një marrëveshje të fshehtë PS-PD?

Ligji i SPAK që u miratua në Parlament me shumicë votash, duket se ka pas një marrëveshje të fshehtë mes PD-PS. Shqiptarja.com shkruan se është rënë dakord për heqjen e një neni të tërë që ka të bëjë me dosjet e politikanëve.


Kjo gazetë shkruan se para votimit në Parlament, ligji ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm, me konsensusin e të dy palëve politike, që ka të bëjë me pavarësinë e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Strukturë kjo që do të godasë korrupsionin në nivele të larta. Konkretisht, sipas variantit të miratuar të ligjit për SPAK, politikanët, të cilët pritet të jenë edhe objekti kryesor i organeve të reja anti-korrupsion, mund të ndërhyjnë dhe ushtrojnë ndikim të papërshtatshëm mbi prokurorët specialë, duke mos u veshur me përgjegjësi penale.

Përjashtimi nga përgjegjësia
Përjashtimi i politikanëve nga përgjegjësia penale duket se është bërë duke shfrytëzuar debatet dhe polemikat për nenin që parashikonte censurimin e mediave. Pati një presion të madh për përjashtimin e mediave nga përgjegjësia penale.

Ndërkaq, ligjvënësit reflektuan menjëherë, por përpos mediave, përjashtuan edhe autoritetet publike nga përgjegjësia. Por, nëse liria e mediave është e sanksionuar në Kushtetutë dhe në konventat ndërkombëtare, politikanët janë identifikuar si faktori kryesor për degradimin e drejtësisë, me anë të emërimeve dhe më pas ndërhyrjeve në sistem.

Dhe ligji i miratuar për ngritjen e Gjykatës Speciale, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit nuk i mbron organet e reja të drejtësisë nga ndërhyrjet politike. Ndikimet e paligjshme në punën e prokurorëve dhe gjykatësve janë parashikuar si vepër penale në Kodin Penale, por deri më sot nuk është proceduar ndonjë politikan për ndikim në sistem. Ndaj, sanksionimi në ligjin e SPAK mund ta bënte drejtësisë e re më imune nga politika.

Ndryshimi
Bëhet fjalë për nenin e shumëdebatuar 13. Pika 3 e nenit 13 parashikonte që çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

Në ligjin e miratuar, neni 13 është bërë neni 15. Kur pritej që nga pika e 3 e nenit 15 të hiqej vetëm fjala “media”, ligjvënësit e kanë fshirë këtë pikë, duke hequr edhe “ndikimin e autoriteteve publike mbi punën e prokurorëve”, për një çështje konkrete, pra për ndonjë dosje krimi apo korrupsioni.

Sipas variantit të miratuar, politikanët që do të jenë objekt hetimi, jo vetëm mund të ndërhyjnë me qëllim mbylljen e dosjeve të tyre, por edhe mund të anatemojnë prokurorë të caktuar publikisht. /Shqiptarja.com

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Para
Video/ Zjarr tek Kullat Binjake, përballë Kryeministrisë

Video/ Një i ri tenton të hidhet nga kullat në Bulevard

Foto/ Një 70 vjeçare për tu pasur zili fiton konkursin e “bodybuilding”

Foto/ Një 70 vjeçare për tu pasur zili fiton konkursin e “bodybuilding”

Tortura e pacientëve me kancer, reagon QSUT-ja: Vizitat rezervohen me telefon

Tortura e pacientëve me kancer, reagon QSUT-ja: Vizitat rezervohen me telefon
















TE FUNDIT

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com