Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afatet për aplikimet në Master/ Presion i MAS apo gafë e kapur në kohë? Kush po i zhvat studentët?

2016/10/11 at 5:20 PM
në Aktualitet, Komente, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Afatet për aplikimet në Master/ Presion i MAS apo gafë e kapur në kohë? Kush po i zhvat studentët?

Nga Alteo HYSI-


Kaosi me përzgjedhjen e maturantëve fitues në Universitetet publike duket se nuk ka mjaftuar që Ministria e Arsimit, Rektorati i Tiranës, Fakultetet Përkatëse të Universitetit të Tiranës, të reflektojnë dhe të gjejnë mënyrën se si mund të përmirësojnë shërbimin publik, për arsimimin e studentëve shqiptarë.

Gjatë ditës së djeshme qarkulloi një tjetër udhëzim skandaloz i Ministrisë së Arsimit, sipas të cilit studentët kanë mundësi të regjistrohen në programin Master, vetëm prej datës 07 Tetor deri në 12 Tetor, nëse preferojnë Universitetet Publike.

Ndërsa për aplikimet në Universitetet private afati është 11 Tetor me 17 Tetor. Por nuk është vetëm koha më e madhe që kanë dispozicion aplikimet për në universitetet privatë shqetësimi, kohë e cila sigurisht ngre spekulimin se studenti shtyhet drejt privatit.

A mendoi Ministria e Arsimit për kohën fare të shkrutër që i nevojitet një studenti që është diplomuar në datë 8 Tetor (studentët e Gazetarisë), se sa kohë i duhet për aplikimin?

Si mundet një student që sapo është diplomuar në 8 Tetor, të përgatisë gjithë dokumentat burokratikë për në datë 11 Tetor të Aplikimit në Universitetin e tij?

Për çudi, ditën e sotme, nga faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit është zhdukur ky udhëzim, nr.24 që u linte studentëve vetëm katër ditë kohë për tu regjistruar në Programin master pranë Universitetit Publik.

Pranë fakulteteve, ditën e sotme qarkulloi lajmi se ky afat është shtyrë. Pra, mesa duket, brenda natës Ministria ka reflektuar dhe është përpjekur për të korrigjuar gafën e vet. Por sa serioze është kjo? A nuk është shenjë e mungesës së seriozitetit në një çështje kaq serioze që i përket të ardhmes së qindra studentëve?

Çudia në sistemin tonë arsimor nuk përfundon me kaq. Le të ndalemi te faza e Aplikimit.

Konkretisht, për të aplikuar në nivelin Master të një dege pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, nevojitet një listë notash e noterizuar, vërtetim për mbrojtjen e diplomës, shoqëruar me dokumentat identifikues.

Për të marrë nga ky fakultet një vërtetim për mbrojtje diplome ose listë notash, studenti duhet të paguajë në bankë 2000 lekë (të vjetra), plus komisionin e bankës, shkon në 4 mijë lekë.

Llogaria: Nëse ju nevojitet edhe listë notash, edhe vërtetim, pagesa shkon në 800 lekë. Pa llogaritur këtu, pagesën për noterizimin e dokumentave të kërkuara.

Ditët e fundit në fakt, i kanë gjetur studentët e Tiranës në rradhë të gjata nëpër banka, për të kryer pagesat e nevojshme, nën kushtet e presionit të kohës. Po ditën e sotme, pa asnjë njoftim zyrtar, vetëm përmes shpërndarjes gojë më gojë të informacionit, u njoftua se edhe ky rregull, i pagesës për një vërtetim, është zhbërë.

Në rastin e afateve është fare e qartë se ka një kaos, shprehje e një ç’organizimi në veprimtarinë e institucioneve të arsimit të lartë, të cilat nuk arrijnë dot të llogarisin distancën kohore që i nevojitet një studenti për tu diplomuar, informuar mbi hapat e mëtejshëm të aplikimit për master,  dhe afatet ekzakte të aplikimit.

Në rastin konkret, studentët e Fakulutetit të Historisë dhe Filologjisë janë njoftuar për afatin (7 Tetor me 12 Tetor) e aplikimeve në Master, po në datë 7 përmes një emaili nga zv.dekani i këtij fakulteti.

Një proces i përshpejtuar, mungesa e informacionit, i kushtëzuar nga raporti kaotik që kanë drejtuesit e arsimit me kohën dhe vetveten, është sigurisht në dëm të studentëve, të cilët duke e ndarë kohën mes zyrave të infromacionit dhe arkave të bankës për një vërtetim, e kanë të pamundur të reflektojnë se cila është zgjedhja e duhur për ta!

Alteo Hysi/ Opinion.al

Etiketa: AFATEaplikimetmasMASTERtarifa


Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Para
FOTO/ Caracals, macja që ruante varret e faraonëve

FOTO/ Caracals, macja që ruante varret e faraonëve

FBI publikon dosjen e hetimit për Email-et e Hillary Clinton

E-mailet e menaxherit të Clinton: Vatikani e di që UFO-t ekzistojnë

ISIS shpall luftë ndaj… maceve

ISIS shpall luftë ndaj... maceve
















TE FUNDIT

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}