Një 22vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pas akuzohet për “Vepra të turpshme”.
Burimet zyrtare rajonale bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Xhuljano Rr., banues në Berat.
Në mjediset e një ashensori, ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 21vjeçare B.K., banuese në Berat.
Raportohet se të dy ishin fqinj me njeri-tjetrin dhe se, Xhuljano Rr e ka ngacmuar 21-vjeçaren teksa ajo ishte duke shkuar në shtëpi.