Ndërsa pritet që rreth orës 20:45 të mbrëmjes së sotme të luhet ndeshja Shqipëri-Spanjë, më shumë se 1 mijë forca policore kanë marrë porositë e fundit para ndeshjes në “Loro Boriçi”.
Video më poshtë, është filmuar rreth orës 16;00 në stadium, aty ku policët janë rreshtuar për të marrë urdhrat e fundit.
“Informacionet nga sherbimet inteligjente janë se ndeshja do të jetë një festë” ka thënë eprori para efektivëve të policisë.
Ndërsa pritet që nga momenti në moment tifozët të hyjnë në stadium, bie në sy koha shumë e keqe në Shkodër, me shi të vazhdueshëm.[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Gent.Mullai/videos/197459097348845/” width=”700″ height=”400″ onlyvideo=”1″]