Do të surprizoheni jo pak, kur të zbuloni se për sa shumë pemë kemi nevojë për të mbajtur mushkëritë tona të mbushura me oksigjenin e shijshëm. Pemë çlirojnë oksigjen kur përdorin energjinë që marrin nga rrezet e diellit, për të prodhuar glukozë nga dioksidi i karbonit dhe uji. Ashtu si të gjitha bimët, pemët e përdorin gjithashtu oksigjenin kur ata shpërbëjnë sërish glukozën për çlirimin e energjisë për të garantuar metabolizmin e tyre. Mesatarisht gjatë një periudhe 24-orëshe, ato prodhojnë më shumë oksigjen se sa përdorin vetë; përndryshe prej tyre nuk do të kishim asnjë përfitim.
Duhen gjashtë molekula dioksidi karboni për të prodhuar një molekulë glukozë nga fotosinteza, dhe gjashtë molekula oksigjen çlirohen si një nga produktet. Nje molekulë glukozë përmban gjashtë atome karboni, kështu që shtimi i një molekule oksigjeni për çdo atom karboni i shtohet një peme. Një pemë e rritur panje mund të jetë rreth 12 metra e gjatë dhe peshon 2 ton, duke përfshirë rrënjët dhe gjethet.
Nëse ajo rritet me 5 përqind çdo vit, do të prodhojë rreth 100 kg dru, nga të cilat 38 kg do të jenë karbon. Nëse pranojmë peshat relative molekulare të oksigjenit dhe karbonit, kjo barazohet me 100 kg oksigjen për çdo pemë në vit. Një njeri merr frymë rreth 9.5 ton ajër në një vit, por oksigjeni përbën vetëm rreth 23 përqind të këtij ajri, pra ne nxjerrjen pak më shumë se një të tretën e oksigjenit nga çdo frymëmarrje. Pra do të thotë një total prej rreth 740 kg oksigjen në vit, e cila është e barabartë me 7 ose 8 pemë. /bota.al