Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Lotarinë Amerikane e ‘fitojnë’ gjithmonë korçarët? Ja si përgjigjet konsulli i SHBA

2016/10/07 at 2:40 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse Lotarinë Amerikane e ‘fitojnë’ gjithmonë korçarët? Ja si përgjigjet konsulli i SHBA

Qytetarët shqiptarë kanë 34 ditë kohë në dispozicion për të aplikuar për Lotarinë Amerikane DV­2017.


Në një intervistë për “Vizion Plus”, konsulli amerikan në Tiranë, Benjamin Hesprich, shpjegoi se fotografia me syze dhe më e vjetër se 6 muaj, por edhe arsimi i mesëm me kohë të pjesshme ju skualifikojnë automatikisht.

Së bashku me Lorenc Mansakun, supervizor dhe specialist vizash, konsulli amerikan shpjegon se cilat janë gabimet që duhet të shmangni, kriteret për t’u kualifikuar dhe si mund të jeni fitues edhe nëse nuk keni arsimin e duhur për lotarinë.

Së pari, çfarë do të thotë startimi i Lotarisë Amerikane 2017?

Lorenc Mansaku: Kjo do të thotë që, duke filluar nga data 4 tetor deri në 7 nëntor 2016, në orën 18:00 me orën lokale, shqiptarët mund të futen në faqen e internetit dvlottery.state.gov për të aplikuar për Lotarinë Amerikane. Ajo që ne do t’ju sugjeronim është që këta shqiptarë të lexojnë fillimisht udhëzimet nëse janë të kualifikueshëm ose jo, dhe pastaj të aplikojnë për lotarinë.

A është kjo një mundësi e njëjtë për të gjithë aplikuesit, ngado që aplikojnë?

Lorenc Mansaku: Sigurisht që po! Për të gjithë shqiptarët, kudo që aplikojnë është një mundësi e shkëlqyer, me të njëjtat shanse kudo që aplikojnë, si këtu, si në Itali, kudo që jetojnë do të kenë të njëjtin shans për t’u zgjedhur.

Një shqiptar dhe një ukrainas, kanë të njëjtat shanse?

Lorenc Mansaku: Po, e njëjta gjë. Ajo që do të thosha është që janë 50 mijë numra lotarie në dispozicion për çdo vit. Janë 6 rajone gjeografike ku shpërndahen këta numra dhe Shqipëria nuk mund të marrë më shumë se 7% të numrit që do të jetë në dispozicion të Europës, pra këtë thotë ligji.

Çfarë duhet të kenë aplikuesit parasysh?

Benjamin Hesprich: Këshilla ime është që, së pari të aplikoni në mënyrë të drejtë dhe vetëm një herë. Është e rëndësishme që të aplikoni vetëm një herë në një sezon. Gjithashtu përgatituni mirë për intervistë, nëse do të fitoni lotarinë amerikane.

Ka rëndësi sa shpejt bëhet aplikimi?

Benjamin Hesprich: Në fakt, aplikoni më herët, pasi nëse ju do të keni probleme me kompjuterin apo në sistem, është më mirë nëse aplikimi bëhet më herët.

Është e rëndësishme nëse ke aplikuar më parë dhe nuk ke fituar?

Benjamin Hesprich: Jo, jo. Nëse nuk keni fituar, mund të aplikoni sërish, por vetëm një herë në një sezon.

A ka ndonjë hile për të qenë fitues?

Benjamin Hesprich: Në fakt, hilja më e mirë është që të aplikoni në mënyrë të drejtë. Shkoni në faqen zyrtare të internetit dhe mund të lexoni çdo hap të procesit. Përgatituni mirë për intervistën, nëse do të fitoni.

Në Tiranë ka legjenda urbane që, nëse je nga Korça apo Pogradeci ke më shumë mundësi për të fituar sesa nga Kukësi. Është e vërtetë? Pasi ka shumë korçarë dhe pogradecarë që e kanë fituar ndër vite llogarinë…

Benjamin Hesprich: Nuk është e vërtetë. Nëse je nga Korça, nga Kukësi, nga Shkodra apo Tirana, aplikoni për lotarinë, pasi shansi është i njëjtë.

Lorenc Mansaku: Shanset janë të njëjta, sepse përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore në një kompjuter në Kentaki, pra Ambasada Amerikane nuk ka asnjë ndikim në zgjedhje.

Cilat gabime duhen shmangur?

Benjamin Hesprich: Mbani mend që këtë vit ju keni nevojë për një fotografi të re. Mos e përdorni një fotografi që e keni përdorur më parë dhe hiqni syzet, sepse këta janë dy faktorë skualifikues.

Lorenc Mansaku: Nëse aplikoni më shumë se një herë për të rritur shanset, në fakt është faktor skualifikues. Të tjerë faktorë që duhet të dini është se cilët anëtarë të familjes duhet të përfshini në aplikim. Ju duhet të përfshini bashkëshortin ose bashkëshorten dhe çdo fëmijë deri në 21 vjeç në momentin e aplikimit. Pra në ditën e aplikimit, fëmija duhet të jetë deri në 21 vjeç dhe i pamartuar. Kur them “fëmijë”, ky mund të jetë fëmijë biologjik, i birësuar apo thjeshtër, që jeton apo jo me ju. Duhet t’i përfshini në aplikim./ GZH

Etiketa: amerikanekonsullikorcarelotariashba


Ju sugjerojmë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Para
Faza e dytë e regjistrimeve, maturantët sërish në kaos. Flet deputetja Mehmetaj

Faza e dytë e regjistrimeve, maturantët sërish në kaos. Flet deputetja Mehmetaj

Toka e dytë në univers ka oqeane dhe atmosferë

Toka e dytë në univers ka oqeane dhe atmosferë

FOTO/ “The Sun” shkruan për shqiptarin e fiksuar pas markës “Versace”, shihni jetën që bën

FOTO/ “The Sun” shkruan për shqiptarin e fiksuar pas markës “Versace”, shihni jetën që bën
















TE FUNDIT

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
23 Tetor, 2025

Një ditë pasi një kafe e pashërbyer u bë motiv për dy jetë të humbura në Manzë, policia ka zbardhur...

Lexo më shumë

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com