Ashtu sikurse dhe dy kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u sollën gjatë debatit të tyre të parë publik, ashtu zgjodhën edhe dy kandidatët e tyre për postin e zëvendës presidentit.
Tim Kaine, senator i shtetit Virxhinia, dhe Mike Pence, guvernator i shtetit të Indianës, u përpoqën të mbrojnë kandidatët përkatës për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump, shpesh duke u përplasur ashpër në çështje të ndryshme dhe duke ndërprerë njëri tjetrin në kufijtë e të pazakonshmes. Edhe pse gazetarja e televizionit CBS Neës, Elaine Quijano i tërhoqi vëmendje debutuesve për ndërprerjet që i bënin njëri-tjetrit, ata sërish vazhduan të flisnin të dy në të njëjtën kohë.
Pika e fortë e zotit Kaine është fakti se kandidati i Republikanëve, Trump, dyshohet se ka vjedhur shtetit duke mos paguar tatimet federale mbi të ardhurat për vite me rradhë.
Zoti Kaine tha se shkurtimet e taksave të propozuara nga zoti Trump do të favorizonin amerikanët e pasur dhe do ta kthenin ekonominë amerikane në recesion. Zoti Pence e kundërshtoi, duke ngritur akuzën se planet ekonomike të zonjës Clinton do të sillnin edhe më shumë dëm, duke rritur ndjeshëm taksat dhe duke hequr kufizimet në shpenzimet e qeverisë.
Kur u bë fjalë për krimin kibernetikë, përkrahësi i Clinton nuk kishte dhe shumë çfarë të thoshte, ndërsa Pence e përdori si argument serverin privat që Hillary kishte përdorur kur ishte sekretare e shtetit.
Sondazhet tregojnë Mike Pence fitues të debatit.