Problemet e Turizmit në Shqipëri kanë krijuar një debat të nxehtë midis kreut të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Collaku dhe gazetares Albana Xharra. Kreu i AKT i është drejtuar gazetares duke i thënë që po bëni porpagandë negative, “Dua ti them gazetares që me Kosovën kemi edhe disa marrëveshje për promovimin dypalësh” ndërsa gazetarja Xharra i është kthyer duke i thënë “Ne vijmë ballafaqohemi me gjithë këto probleme dhe kthehemi sërish, ndërsa ju vetë ikni, në vijmë në plazhet tuaja. Kështu që propagandë negative i bëni ju vetvetes”