Një foshnjë vetëm 4 ditëshe ka ndërruar jetë në Pogradec. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës. Por prindërit Agron dhe Suela Hyka nga fshati Buzaishtë fajësojnë mjekët, pasi nuk u kanë bërë të ditur asnjë problem të fëmijës kur kanë dalë nga spitali.
Ajo ç’ka dihet deri tani është dëshmia e prindërve. Sipas tyre, foshnja ka qenë me parametra normal nga dita e lindjes e deri dje. Papritur ka shfaqur komplikacione dhe e kanë dërguar në maternitet. Stafi ka vendosur ta nisë drejt Tiranës, por foshnja ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Drejtori i spitalit të Pogradecit Genti Cala ka konfirmuar vdekjen, por nuk ka folur për shkaqet, pasi ende nuk është njohur me kartelen dhe trajtimin që i është bërë të prosalindurit në maternitet.
/Lajmi ne perditesim….