Një shtëpi nga ato që rrallë t’i sheh syri. Luks pafund, miliona e miliona të tëra të hedhura në të dhe një arkitekturë helene për t’u patur zili.
550 metra katror ka shtëpia që ka si pronar Kened Frrokaj në fshatin Planqor të komunës së Gjakovës. Kjo shtëpi fantastike karakterizohet me skulpturat e mbretërve ilir në të dy anët e saj si dhe me 16 shtyllat e vendosura në pjesë të ndryshme të shtëpisë me arkitekturë të frymëzuar nga arkitektura helene. Vetëm një abazhur në këtë shtëpi peshon 150 kilogram.
Shtëpia milionëshe e Frrokajt është prezantuar në reportazhin “Ma pikturo ëndrrën” në RTV21.
Shihni videon…