Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamera e fshehtë/ Me 20 mijë lekë ryshfet tatimori “zhduket” nga dera e biznesit

2016/09/26 at 9:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kamera e fshehtë/ Me 20 mijë lekë ryshfet tatimori “zhduket” nga dera e biznesit

Emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel i është rikthyer mbrëmjen e së hënës korrupsionit në administratën shtetërore, ku denoncoi me zë dhe figurë një inspektor tatimor, i cili ushtron presion ndaj tregtarëve, me qëllim për të përfituar ryshfet.

Emisioni investigativ në Top Channel solli historinë e një pronari thertoreje në zonën e Institutit në Tiranë, i cili rrëfeu se inspektorët e kontrollit tatimor në kryeqytet e kishin kërcënuar me gjoba të larta, me qëllim që ai të jepte para nën dorë.

Rushit Azemi tregoi për “Fiks Fare” se ai është koshient që ka shkelur ligjin, duke punuar në të zezë, por detyrohet për të fituar bukën e gojës. Thertorja qe ai ka në pronësi, në lagjen Institut të Kamzës, ishte bllokuar , por ai kishte filluar të punonte në të zezë.

“Erdhën katër inspektorë të tatimeve. Ai që ishte si punë përgjegjësi e bëri. Unë e kuptoja që ai po më bënte presion, duke më thënë, jo gjoba minimale është 2 milionë lekë, jo ke shkelur ligjin dhe unë thashë është e vërtetë që unë kam shkelur ligjin dhe pranoj të vënë edhe gjobën. Por ama nuk mund të lejoj këtë tjetrën, pasi duke abuzuar me shkeljen e ligjit, ai më kërkonte lekë. Unë më mirë pranoj të shkel ligjin dhe të nxjerr dhjetëmijë lekë për të ngrënë bukë, se nuk ka rrugë tjetër, ose do të vjedhim”, u ankua Azemi për “Fiks Fare”, sipas të cilit inspektorët i kishin kërkuar 20 mijë lekë të reja për ta falur, pra 10 për qind të shumës së gjobës.

Pronari i thertores tregon se në momentin kur inspektorët i vajtën në biznesin e tij, ai kishte vetëm pesë mijë lekë të reja në xhep, ua kishte ofruar, por ata nuk kishin pranuar .Kërkonin më shumë, 20 mijë lekë për të mos firmosur gjobën.

Ai ishte i bindur se grupi i punonjësve që i kishin shkuar në dyqan ishin inspektorë të tatimeve.

Pronari tregon se brenda 3 vitesh, aktiviteti i tij është mbyllur tri herë. “Në këto kushte, unë mendova t’i drejtohemi “Fiksit”, sepse nuk kemi kujt t’i drejtohemi tjetër”, thotë pronari i thertores.

Pas ankesës, gazetarët e emisionit investigativ u interesuan për inspektorin, që u paraqit sërish pranë aktivitetit të Rushit Azemit.

Gjatë bisedës me pronarin, inspektori merr fillimisht 5 mijë lekë të reja dhe më pas 15 mijë lekë të tjera, pra në total 20 mijë lekë të reja për të lënë të qetë tregtarin. Madje, ai garanton se nuk do e shqetësojnë edhe të tjerët.

“Unë ta thashë që qëpari. Unë jam vënë vetë asaj pune, dhe kam mbaruar punë. Ata të tjerët kontrollojnë zonën”, shprehet ai gjatë bisedës me “Fiks Fare”. Ai merr paratë dhe më pas largohet nga aktiviteti i Rushit Azemit, duke premtuar që nuk do ta shqetësojë asnjë inspektor tjetër gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij.

Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
Video “Dance with me”- Tangoja e Arnitës dhe Besit, Albi Nako: Pa finesë. Roberti: Arnita ishte një “zanë”

Video "Dance with me"- Tangoja e Arnitës dhe Besit, Albi Nako: Pa finesë. Roberti: Arnita ishte një "zanë"

Rikthehen protestat në rrugë të “revolucionit shumëngjyrësh”

Rikthehen protestat në rrugë të “revolucionit shumëngjyrësh”

Majlinda Bregu: E vërteta ime për pjesëmarrjen në qeverinë Rama

Majlinda Bregu ambicie për të marrë drejtimin e PD-së, por çfarë përgjigje i jep Jemin Gjanës

TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com