Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Parashikimi vjen nga Allan Lichtman, një profesor i njohur historie në Universitetin Amerikan.
Akademiku ka ndërtuar një sistem shkencor të përbërë nga 13 pika, që mundësojnë parashikimin e zgjedhjeve presidenciale. Lichtamn është i famshëm në SHBA, pasi prej vitit 1984 dhe ka arritur të gjejë me sukses fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë.
Në plot 8 raste ai ka parashikuar saktë presidentin e ardhshëm. Një nga pikat kryesore që sipas profesorit amerikan flet kundër kandidates demokrate Hilari Klinton, është mungesa e karizmës, një karakteristikë që padyshim e gjeni tek rivali i saj Tramp. Lichtman thotë se pavarësisht popullaritetit të madh që ka presidenti aktual Obama, kjo nuk do të pasqyrohet tek Klinton, për të cilën thekson se në një periudhë afat-mesme e ka humbur mbështetjen nga amerikanët.
Nga ana tjetër për Klintonin flasin sondazhet e fundit të kryera në mediat amerikane. Ish-Sekretarja e Shtetit rezulton me një avantazh prej 6 pikë përqindje nga Donald Trump./Tv Klan