Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi thotë se nëse kryeministri, Isa Mustafa dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli bëjnë ftesë për takim me qëllim që të fillohet një proces i ri i demarkacionit, kjo do të ishte një veprim i duhur për një zgjidhje permanente dhe të qëndrueshme.
“Por nëse ftesa e tyre ka të bëjë me ndonjë përpjekje të tyre që në mënyrë dinake të procedojnë versionin ekzistues atëherë përgjigja e AAK dihet. Versioni Meha është i vdekur që nga momentin ku në mungesë të votave të deputetëve është tërhjekur nga kuvendi nga vet Kryeministri Mustafa”, thotë ai.