Bota

Video/ Sulmet në Aleppo, fëmijë të plagosur nën rrënoja


               Publikuar në : 00:15 - 25/09/16 |
root

Pamjet e fundit nga qytetit lindor Aleppo i mbajtur nga rebelët tregojnë skena ankthi të tmerrshme që një plan paqeje i përbashkët amerikano-rus supozohej t’i zgjidhte. Në vend të kësaj, ka më shumë dhunë në Siri dhe diplomatët duket se dështuan dhe njëherë. Sulmet ajrore janë më të rënda sesa para armëpushimit, thonë opozitarët.

Aktivistët thanë se fëmijët e plagosur që duken në kamera në qytetin e rrethuar u goditën nga sulmet ajrore kur qeveria siriane njoftoi për një ofensivë të re në zonë.

Një aktivist i opozitës, Mujahed Abu Aljood, tha për CNN të premten se atë ditë janë bërë më shumë se 60 goditje ajrore. Ai tha se më shumë se 50 njerëz, përfshirë fëmijë, ishin bllokuar në rrënojat në zona të ndryshme të Alepos.

“Ekipet e mbrojtjes civile nuk janë në gjendje t‘i nxjerrin nga rrënojat për shkak të intensitetit të sulmeve në qytetin e Alepos. Që nga mesnata deri tani ka 8 të vdekur dhe 10 të plagosur si rezultat i këtyre sulmeve.”

https://youtu.be/crxtg_WupMA?list=PL3ZQ5CpNulQk9AobG6aIKn26K9Ti725h0

Pas