Pas largimit të një prej investitorit të huaj, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar një hetim administrativ, lidhur me sqarimin e situatës se pronësisë mbi truallin në Gjirin e Lalëzit, ku do te investonte shoqëria“Omnix Albania”
Manjani ka urdhëruar mbledhjen e informacionit zyrtar nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP). Informacion do t’i kërkohet edhe ZVRPP në Durrës. Urdhri parashikon nisjen e inspektimit për sqarimin e legjitimitetit të vendimeve të gjykatës së Durrësit.
“Omnix Albania” kishte parashikuar të investonte plot 450 milionë dollarë në turizëm. Kjo kompani njoftoi vendimin e saj duke sqaruar zyrtarisht se shkak i tërheqjes së investimit është sulmi barbar ndaj investitorit libanez me shtetësi amerikane, Fadi Mitri dhe familjes së tij më 10 Shtator, në rrugën Tiranë – Rinas.