Për dy ortakët e një ofiçine në rrethinat e Trevizos, në Itali, 22 – vjeçari Altin Kaziu nuk ishte thjeshtë një klient i zakonshëm, por ishte kthyer në një mik dhe i vizitonte shpesh, qoftë për të sistemuar frenat, qoftë për të shkëmbyer dy fjalë.
Por i riu shqiptar me profesion picajol, njëkohësisht pronari i një piverie të vogël aty pranë, kishte një ves jo edhe aq miqësor. Sa herë që ndalonte të takonte “miqve” e tij, fuste duart në kasën e tyre.
Ortakët italianë të ofiçinës prej kohësh kishin vënë re se në kasë mungonin para herë pas here. Por herën e fundit mungonin plot 1800 euro nga llogaria, ç’ka detyroi italianët t’u drejtoheshin karabinierëve.
Ata instaluan gjithashtu edhe një kamera për të identifikuar hajdutin. Pas grabitjes së radhës, këtë herë të 750 euro, agjentët italianë ndaluan Altin Kaziun pranë picerisë së tij.
Në xhepin e shqiptarit u gjetën paratë e grabituara, ndërsa në banesën e tij policia gjeti shumën e 15 mijë eurove, të cilën i riu pranoi se ua kishte vjedhur italianëve.
Ai u dënua me 1 vit e dy muaj burg nga gjykata, por më pas u la i lirë me kusht plus 500 euro gjobë.
Tv Klan