Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një palë i arnoi, tjetra i ka nën gjunjë

2016/09/13 at 1:54 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Një palë i arnoi, tjetra i ka nën gjunjë

Nga Lorenc Vangjeli


Të premten ishin dy mitingjet përmbyllës ku të dyja palët, edhe e majta, edhe e djathta shpallën fitoren në garën e 48 orëve më pas. Të shtunën, zyrtarisht ishte heshtje zgjedhore, por në fakt ethet shin ngjitur në maksimum për atë që do të ndodhte të dielën. Të dielën, sipas zakonit dhe traditës tashmë të ngulitur në zgjedhjet shqiptare, pati qetësi dhe vetëm një grusht të rrudhur incidentësh. Të hënën nisi numërimi i votave në Dibër dhe në Tiranë, Dibër dhe gjithë Shqipërinë u dëgjuan daullet e Kurban Bajramit apo në shqip, të Kurbanit të Vogël. Po të hënën të dyja palët, edhe e majta, edhe e djathta rishpallën fitoren e tyre edhe pse sapo ishin hapur kutitë dhe numërimi kishte hyrë vetëm në metrat e parë të një maratone që zgjati nja 24 orë. Deri në momentin që akrepat e javës të shkojnë në të premten tjetër, Dibra do të jetë harruar në Tiranë dhe në zyrën e kryetarit të ri të bashkisë do të hyjë Rama lokal i Dibrës që kishte zgjedhur Rama i qendrorit të Tiranës.

Përpara asaj të premteje, në Dibër kishte ndodhur gjithçka ka ndodhur dhe më parë dhe do të ndodhë dhe më pas në zgjedhjet shqiptare, kësaj rradhe të mbajtura nën hijen e rëndë të të një skandali seksual. Që dje dhe sot dëshmon se p…rdhët e mëdha grisin vetëm b…ekët e të zotit! Pavarësisht ngjyrës që ato kanë.

Palët në garë, edhe e majta, edhe e djathta, sipas traditës së ngulitur fort mbas çdo pale zgjedhjesh do ta projektojnë rezultatin sipas nevojës dhe interesit: fituesi do ta projektojë atë si ogurin e të nesërmes së 2017-ës, humbësi do të gjejë të gjitha arsyet për të justifikuar humbjen dhe duke u betuar për revanshin e nesërm, po në 2017-ën.

Publiku në këtë hark kohor prej një jave duhet të kuptojë se cili është ai mekanizëm elektoral që arnoi çfarë u dukën të grisura nga pas në televizor dhe t’i justifikohet se pse po ato ranë nën gjunjë dhe do t’i ngatërrohen ca kohë në këmbët elektorale të palës tjetër.

Të enjten e parë të seancës në Parlament, Dibra do të ketë sërish kryefjala e fjalës së çdo deputeti, të majtë e të djathtë. Një palë duke brohoritur fitoren, pala tjetër duke mallkuar deformimin e standarteve. Një palë duke thënë se fitoi alternativa më e mirë, pala tjetër se nuk quhet humbja përballë aleancës së parave të drogës dhe ndikimit të të fortëve në zgjedhje. Në histori që nuk është bërë dot vetëm arkiv në historinë e zgjedhjeve pluyraliste në Shqipëri.

E gjitha kjo do të vazhdojë deri të premten dhe më pas, për zgjedhjet në Dibër nuk do të ketë heshtje vetëm kur garës në atë bashki do t’i referohen hera – herës si parathënie e asaj që ka ndodhur dje dhe që do të ndodhë dhe nesër.

Përtej këtyre skemave, nuk do të ndryshojë asgjë tjetër.

Në epilog të mandatit të qeverisjes së majtë në nivel qëndor nuk ka asnjë shans më shumë për ndonjë metër më shumë në rrugën e Arbrit. Me fjalime, premtime dhe me asfaltin politik që prodhon politika, ajo është ndërtuar tashmë. Realisht dhe me para në dispozicion, ajo nuk para ka ndonjë shans të shtuar për shkak të zgjedhjeve të së dielës. Po kështu, e nesërmja e çdo familjeje dibrane nuk do të jetë më e mirë. Nuk do të kenë një pjatë më shumë supë në dispozicion, më shumë vende pune apo në fund të fundit, më shumë shpresë për t’i patur ato kryesisht për shkak të zgjedhjes dibrane mes kandidatëve, fituesit Rama dhe sfidantit Shehu. Sepse nuk ka asnjë mundësi reale që të ndreqet në një pjesë ajo që duhet të ndreqet në të tërën,. Për këtë arsye, edhe Dibra e nesërme është si gjithë Shqipëria e sotme, me shpresat dhe zhgënjimet e saj, me me të njëjtat pritshmëri të realizuara apo të deformuara.

Zgjedhjet e Dibrës në Tiranë vlejnë për të dhënë një fotografi të pjesshme për gjithë Shqipërinë. Për të parë se çfarë duhet të ndryshojnë qoftë Rama, qoftë Basha, qoftë Meta apo qoftë edhe Idrizi në ekipet e tyre. Çfarë funksionon në një qelizë, është me dyshim nëse mund të ketë të njëjtin funksionim edhe në të tërën. E vetmja aksiomë që do të vlente në një garë të tillë lokale, do të ishte këshilla për qasje me modesti ndaj fitores dhe me pendesë ndaj humbjes. Zgjedhje të tilla lokale e të parakohshme kanë të gjtha gjasat të rikrijojnë situatën anekdotike mes korçarëve ziliqarë për liqenin e Pogradecit përballë pogradecarëve në dy kohë, në verë dhe në dimër: dy muaj gango dhe gjithë vitin tjetër… Fatkeqësisht politika e ka kthyer në art trajtimin si perëndi të qytetarit para kutisë së hapur të votimit dhe shndërrimin e tij të menjëhershëm në besimtar të harruar që të nesërmen e kutisë së mbyllur të votimit. Duke nisur nga kjo e premte, Dibra është thjesht histori dhe e shkuar. Siç duhet të jetë normalisht secila Dibër në Shqipëri./java

 

Etiketa: lorenc vangjeli


Ju sugjerojmë

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit
Aktualitet

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit

20 Maj, 2025 10:55 am
Shpallet vendimi, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës
Aktualitet

Shpallet vendimi, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës

20 Maj, 2025 10:48 am
Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili, pas rasteve me gripin e shpendëve
Rajoni

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili, pas rasteve me gripin e shpendëve

20 Maj, 2025 10:44 am
Ky është i riu që u ekzekutua në Durrës, 29-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina
Kronikë

Ky është i riu që u ekzekutua në Durrës, 29-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina

20 Maj, 2025 10:31 am
Mbeti jashtë Parlamentit, reagon Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi!
Aktualitet

Mbeti jashtë Parlamentit, reagon Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi!

20 Maj, 2025 10:29 am
Veliaj ndan pamjet: Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë
Aktualitet

Veliaj ndan pamjet: Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë

20 Maj, 2025 10:21 am
“Të dërgohen ndihma”/ OKB ngre alarmin për Gazën: 14 mijë foshnje mund të vdesin
Bota

“Të dërgohen ndihma”/ OKB ngre alarmin për Gazën: 14 mijë foshnje mund të vdesin

20 Maj, 2025 10:18 am
U kapën duke transportuar 60 kg drogë, arrestohen dy persona në Tiranë
Aktualitet

U kapën duke transportuar 60 kg drogë, arrestohen dy persona në Tiranë

20 Maj, 2025 10:05 am
Kërcënim me sanksione/Britania, Franca e Kanadaja:Izraeli të ndalë ofensivën në Gaza
Bota

Kërcënim me sanksione/Britania, Franca e Kanadaja:Izraeli të ndalë ofensivën në Gaza

20 Maj, 2025 9:59 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“E kishte regjistruar në emër të të atit”, sekuestrohet pasuria e një të dënuari

20 Maj, 2025 9:50 am
Para
Zyrtare, Turqia i kërkon SHBA-së arrestimin e Fetullah Gulen

Zyrtare, Turqia i kërkon SHBA-së arrestimin e Fetullah Gulen

5 ide fantastike si ta rimodeloni një bluzë

5 ide fantastike si ta rimodeloni një bluzë

Ja çfarë ndodh me trupin kur pini Coca-Cola

Ja çfarë bën Coca Cola në trupin tuaj
















TE FUNDIT

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit
20 Maj, 2025

Zgjedhjet e 11 Majit i vunë kandidatët për deputetë, disa në listë të hapur e disa të tjerë në listë...

Lexo më shumë

Shpallet vendimi, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës

Shpallet vendimi, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës
20 Maj, 2025

Është shpallur këtë të martë nga ana e Gjykatës së Posaçme vendimi për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Trupa e...

Lexo më shumë

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili, pas rasteve me gripin e shpendëve

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili, pas rasteve me gripin e shpendëve
20 Maj, 2025

Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të...

Lexo më shumë

Ky është i riu që u ekzekutua në Durrës, 29-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina

Ky është i riu që u ekzekutua në Durrës, 29-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina
20 Maj, 2025

Personi në foto është 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili u vra në një atentat me armë zjarri në Durrës, pak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com