Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Flet Ansi Agolli: Rrebeshi i shiut na kthjelloi për ato 15 minuta ….

2016/09/07 at 2:08 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekskluzive/ Flet Ansi Agolli: Rrebeshi i shiut na kthjelloi për ato 15 minuta ….

Dy ditë pas ndeshjes me Maqedoninë që rezultoi të ishte një malore e vështirë për Kombëtaren e Shqipërisë, Ansi Agolli, tashmë në statusin e Kapitenit zyrtar të Kombëtares, ka shpjeguar për Opinion.al atë që ndodhi në këtë ndeshje. Një pjesë e parë e mirë, por një pjesë e dytë me gabime në organizimin e lojës, Agolli kërkon të mos e dramatizojë situatën, por ai rrebesh shiu mund të ketë qenë edhe fatsjellës për ekipin që po haste vështirësi të shumta në fushë.


“U futëm në fushë me ritmin e duhur dhe me synimin për të shënuar gjë që ja arritëm me atë supergol të Sadikut. Më pas e administruam lojën mirë dhe me pasime të shpejta deri në momentin e golit të pësuar gjë që na turbulloi idetë pasi deri në ato momente ekipi kundershtar pothuaj nuk na kishte rrezikuar fare. Rrebeshi i shiut nuk na erdhi në ndihmë atë mbrëmje por mbase edhe na kthjelloi disi për ato 15 apo 20 minuta që kishin mbetur. Falë këmbënguljes dhe duke nxjerrë në pah dhe karakterin që ka kjo skuadër ne arritëm atë që donim, të merrnim 3 pikët”.

Largimi nga Kombëtarja i Canës sigurisht që ka sjellë një boshllëk që është e vështirë të mbulohet brenda një kohe të shkurtër. Aq më tepër që prapaviijës do ti mungojë fryma e një lideri që e ka drejtuar për një dekadë me radhë. Vetë Agolli për Opinion.al, në rolin e kapitenit të ri, thotë se; “Në rreshtimin taktik Shqipëria nuk ndryshon pasi me Lorikun kemi luajtur me të njëjtin rreshtim sic luajtëm edhe kundër Maqedonisë. Diferenca është që Loriku kishte vite që luante në atë pozicion dhe mbrojtja ishte mësuar me Lorikun dhe ja dinim lojën njëri-tjetrit, megjithatë Berati dhe Ajeti (që këtë ndeshje ishte i dëmtuar) janë ingranuar mjaft mirë me skuadrën dhe kanë bërë mjaft mirë deri tani. Janë lojtarë profesionistë që e kanë ndihmuar mjaft skuadrën pa harruar edhe shokët e tjerë të repartit mbrojtës!

Por ajo që vazhdon të cilësohet ende si një simptomë e vjetër e pashëruar mbeten gabimet në mbrojtje dhe ajo që mund të quhet nënvlerësim i ekipeve që në letër konsiderohen të lehta, ku gjithmonë Kombëtarja e Shqipërisë vuan në sigurimin e rezultatit. Pyetjes se pse Shqiperia vuan gjithmonë me ekipet që në letër konsiderohen më të lehta, Agolli përgjigjet se që në fillim e kishin konsideruar një ndeshje të vështirë atë me Maqedoninë.

“Unë e kisha thënë dhe para ndeshjes që do ishte një ndeshje e vështirë, por kaq të vështirë nuk e kisha parashikuar. Kombëtarja shqiptare tanimë shihet me një sy tjetër dhe ekipet kundërshtare pavarësisht se në letër nuk janë në nivele të larta mundohen të perfitojnë edhe nga gabimi më i vogël i joni. Tjetra është që nuk është kaq e lehtë të çahet një mbrojtje me 8 lojtarë siç ishte dhe Maqedoina atë mbrëmje!

Sigurisht që 15 minutat e mbetura të lojës do të ishin për Shqipërinë një luftë e vërtetë për të siguruar 3 pikët e para në kualifikueset e Botërorit. Por çfarë ndryshoi në motivimin e lojtarëve dhe cila ishte kërkesa e De Biasit ndaj lojtarëve.

“Unë mendoj që nxorëm edhe njëherë në pah karakterin që ka ky ekip dhe vumë zemrën në ato 15 apo 20 minuta qe kishin ngelur. Motivimi ishte pika kryesore  sepse të rimotivohesh për 20 minuta aq me shumë një ditë më pas kërkon profesionalizëm dhe disiplinë që kjo skuadër i ka me shumicë”

Gjithsesi në fund të bisedës me Opinion.al, Ansi Agolli thekson edhe njëherë nevojën që ekipi ka për përmirësim, sidomos pas asaj që ndodhi me Maqedoninë.

“Në rezultat morëm atë që dëshironim por që vend për përmirësim ka dhe duhet të punojmë akoma më shumë për t’u përmirësuar. I bëmë një nisje të mbarë këtyre eleminatoreve por nuk duhet të kënaqemi me kaq. Në fund të fundit bëmë detyrën tonë dhe mund ta bëjmë akoma më mirë vetëm nëse bëjmë ato që trajneri na kërkon me disiplinë, profesionalizëm dhe përulësi. Ndeshje të vështira na presin madje akoma më të vështira se kjo që kaluam. Ne duhet të jemi gati në çfarë do lloj situate duke ja lehtësuar punën trajnerit dhe duke i qëndruar afër shokut”./ Bisedoi Dritan Laci Opinion.al

Etiketa: Ansi Agolli


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Roza Lati i thotë të “dua”, por nuk e ka të dashur

Roza Lati i thotë të "dua", por nuk e ka të dashur

Maturantët në protestë: Nikolla të vijë këtu, na hoqi të drejtën e studimit

U shpall maturantja e dytë më e mirë në Shqipëri, por nuk e fiton Mjekësinë

Rozana Radi: E lumtur që do të jem pjesë e stafit të DWM!

Rozana Radi: E lumtur që do të jem pjesë e stafit të DWM!
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com