Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Skandal në Universitetin Bujqësor, seks në këmbim të notës

2016/09/07 at 12:20 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Skandal në Universitetin Bujqësor, seks në këmbim të notës

“Fiks Fare” ka vazhduar me sjelljen e fakteve të reja për korrupsionin në marrjen e provimeve në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku sekseri, i denoncuar në emisionin e parë për këtë sezon të ri, veçse merr para në këmbim të një note kaluese, kërkon dhe favore seksuale.


Gjatë bisedave në vazhdim, ku premton vazhdimisht notë kaluese në këmbim të lekëve, vazhdimisht tregon se është i trembur, pasi Fiks fare mund ta denoncojë.

Ai i çon gazetarët në atë që e prezanton si zyrën e tij në katin e parë të Fakultetit dhe u tregon se ka frikë nga Fiks Fare, pasi është vënë në dijeni që studentët e Zooteknikës dhe Pyjores janë ankuar për dhënie parash në provime dhe ata kanë shkuar për verifikim. “Para dy ditësh ka ardhur Fiksi se i kanë lajmëruar që ne marrim lekë e duhet patur kujdes”,  u thotë Besim Nasufi gazetareve të Fiks fare.

Ndërkohë, pas bisedave me sekserin, në emisionin e dytë të këtij sezoni të ri, Fiks Fare transmetoi blerjen e disa provimeve të tjera. Fillimisht, gazetarët e Fiksit paguan lëndën “Prodhim bimor”, me profesor Bardh Sallakun dhe gjatë bisedës ata pyetën sekserin nëse e ka takuar profesorin, por refuzon te përgjigjet dhe u kërkon gazetarëve që të mos përmendin emra. Pas realizmit të pagesës, Fiksi tregon sesi studenti hyn në provim dhe merr notën kaluese 5.

http://www.dailymotion.com/video/x4s671z_20160906-203014_news#tab_embed

Po ashtu, Fiks Fare paguan 24 mijë lekë për dy provime të tjera, pikërisht “Marketing Agrar” dhe “Administrim publik”.

Në bisedat kur bëhet pagesa, sekseri Nasufi garanton që nëse studenti mbetet vetëm në një provim, ai do ia marrë pa hyrë fare.

Në një nga provimet, ” Administrim publik” studenti nuk kaloi, kështu që sekseri pagesën që gazetarët bënë për këtë lëndë i kaloi  për provimin tjeter si parapagim, pra për lëndën “Drejtim i fermave”, me pedagog Maksim Meço. Edhe për këtë provim, sekretarja konfirmon që është marrë nota kaluese 5.

Por, sekseri nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi ai kërkonte dhe favore seksuale në këmbim të notës kaluese dhe gjetjes së një pune. Pas disa takimesh me gazetarët e Fiksit, Nasufi kërkon që njëra nga bashkëpunëtoret e emisionit investigativ të bëhet e dashura e tij.

http://www.dailymotion.com/video/x4s66h0_provimet_news#tab_embed

“Pse të thashë nga ora 9 unë? Që të rri pak qetë. Të rri pak qetë me ty. Se tashi unë ty të kam shoqe. Me vete nuk do ta marr ty unë plaçkën. Aty e ke. Edhe burri për shembull, s’ka për ta marrë vesh burri, në punë është ai. Se mos ka për ta marrë vesh burri, aty e ke”, i drejtohet ai bashkëpunëtores së Fiks Fare, duke shtuar se nuk ka rëndësi nderi pasi me të do të shëtisë botën.

“Unë kam qënë në Francë. Njësoj është gjithandej. Burri është në punë, burri është atje, ti këtu. Kush do ta marrë vesh? Pastaj është një orë e caktuar. Për shembull nuk është një orë që ka shumë, nuk ka njerëz. Ne s’kemi për të ndenjur 4 orë, 5 orë”, vijon ngacmimin përgjegjësi i fakultetit.

Më tej, ai thotë se një të dashur që ka patur në fakultetin ku është përgejgjës, e ka futur në punë te Zooteknika dhe një tjetër e ka çuar në Gjermani nëpërmjet universitetit, pasi është i vetmi që njihet në disa vende të botës.

 

Etiketa: marrja e provimeveprofesoriseks


Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët
Kronikë

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

4 Qershor, 2025 11:11 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Çdo bëhet vallë me shqiptarët po fituan Trump dhe Jeremiç?!

Çdo bëhet vallë me shqiptarët po fituan Trump dhe Jeremiç?!

Mino Raiola për Ibrahimoviç: Je një trap… shko pirdhu…

Mino Raiola për Ibrahimoviç: Je një trap... shko pirdhu...

E fundit/ Avioni i rrëzuar në Maqedoni, zbardhen kombësitë e viktimave

E fundit/ Avioni i rrëzuar në Maqedoni, zbardhen kombësitë e viktimave
















TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com