Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në Dibër: Të bashkohemi për të rrëzuar bandën e qeverisë

2016/09/06 at 6:56 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha në Dibër: Të bashkohemi për të rrëzuar bandën e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sërish në Dibër, në mbështetje të kandidatit të djathtë për këtë bashki, Sherefedin Shehu. Bashkë me Shehun zhvilluan takim me banorë të fshatrave Kandërr, Kishavec, Vakuf, Borovjan, Deshat.

Kandidati Sherefedin Shehu theksoi se për Dibrën është një fyerje e madhe ardhja e ministrave që s’kanë asnjë lidhje me Dibrën dhe deputetët e saj nuk duken në fushatë.

Gjiknuri, përgjegjësi për rritjen e çmimit të energjisë dhe presionit me faturat abuzive ka vetëm një qëllim në vizitat e shpeshta në Dibër, të shoh ku mund të japë koncesion për hidrocentralin e radhës.

“Pse vjen Damian Gjiknuri dhe kapardiset me atë çantën krahë e qafë?! Ai ka ardhur për të studiuar kur mund të bëjë hidrocentralin tjetër. Sepse njërin e ka projektuar atje dhe prisni se do t’ju përmbysen tokat këtu. Se ai vetëm këtë punë di të bëjë bashkë me Ramën dhe Arben Ahmetajn dhe me gjithë të tjerët”, tha Shehu.

Duke parashtruar programin për bashkinë, Shehu tha se ofrimi i shërbimeve që nga pastrimi, sistemimi i rrugëve dhe kanalet vaditëse do të jenë prioritet. Bashkia i ka të gjitha mundësitë por nuk ka vëmendjen për tu shërbyer qytetarëve.

“Largimi i mbeturinave është detyra e parë që do të kryejë bashkia nesër. Dibra nuk e meriton që të jetë e papastër sepse bashkia është mbyllur në kullë atje në Peshkopi. Përveç largimit të mbeturinave projekti më i rëndësishëm do të jetë projekti i kanalizimeve”, vijoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se në tre vite kjo qeveria ia ka shtuar hallet shqiptarëve. Ekonomia është përkeqësuar, varfëria është shtuar, papunësia po ashtu ndërkohë që të vetmit qe pasurohen çdo ditë me pasuritë publike të këtij vendi janë pushtetarët dhe miqtë e tyre. Kjo është arsyeja që nga jugu në veri, tha zoti Basha ka nisur një bashkim i madh i shqiptarëve, përtej ngjyrave politike, për të larguar bandën e Edi Ramës.

“Kjo është shenjë e një bashkimi të madh. Një bashkimi të madh që i tejkalon vijat politike dhe që bëhet sepse shqiptarët e kanë kuptuar se ata që kemi sot mbi krye nuk e meritojnë emrin qeveritar apo qeverisës. Janë një bandë sunduesish, hajdutësh dhe kriminelësh të cilët për popullin kanë vetëm tre alternativa; varfërinë, burgun ose emigracionin. Dhe se gjithçka ky vend ka e duan për vete”, tha Basha.

Etiketa: BashaDiberSherefedin Shehuzgjedhjet

Ju sugjerojmë

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë
Aktualitet

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë

17 Maj, 2025 1:16 pm
“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
Aktualitet

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

17 Maj, 2025 1:16 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar

17 Maj, 2025 1:01 pm
“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE
Aktualitet

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE

17 Maj, 2025 12:51 pm
Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari
Aktualitet

Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari

17 Maj, 2025 12:37 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

‘Emmanuel jo i lumtur ta dëgjojë’/Rama:Studentët francezë s’duan të ikin nga Tirana

17 Maj, 2025 12:36 pm
‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën
Aktualitet

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën

17 Maj, 2025 12:17 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot

17 Maj, 2025 12:00 pm
Para
Policia e Matit zbulon 3600 bimë narkotike

Policia e Matit zbulon 3600 bimë narkotike

Mbroni sytë nga ekranet me metodën 20-20-20

Mbroni sytë nga ekranet me metodën 20-20-20

Këpucët e pazakonta, ju tregojnë rrugën drejt destinacionit tuaj

Këpucët e pazakonta, ju tregojnë rrugën drejt destinacionit tuaj

TE FUNDIT

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
17 Maj, 2025

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka folur sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar. “Shqipëria duhet të jetë në Europë,...

Lexo më shumë

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
17 Maj, 2025

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se beteja është e hapur në të gjitha frontet, duke theksuar se kryeministri...

Lexo më shumë

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë
17 Maj, 2025

Kryeqyteti shqiptar mirëpriti një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë...

Lexo më shumë

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
17 Maj, 2025

Për motin me shi të Premten, përmes baturave kryeministri Edi Rama ia vë “fajin” homologut të tij britanik Keir Starmer....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com