Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënë Tereza e Ungjillit dhe e dinjitetit të personit njerëzor

2016/09/04 at 10:00 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nënë Tereza e Ungjillit dhe e dinjitetit të personit njerëzor

JETON THAQI


Shenjtërimi i Nënës Terezë, Nënës së të varfërve dhe bijës më të mirë shqiptare është një ngjarje historike për popullin tonë shqiptar, për Kishën Katolike dhe për mbarë botën. Në veçanti do të thosha është një ngjarje unike për të varfrit, për ata që ndihen si më të braktisurit. Sot, edhe një herë kjo ngjarje po e rikthen të vërtetën historike në peshoret e drejtësisë, e vërtetë kjo që rrëfen se shqiptarët janë popull fisnik, i drejtë dhe bujar.

Nga ky popull, pra, rrjedh edhe familja shumë fisnike Bojaxhiu dhe vetë shenjtëresha e bamirësisë, e dashurisë dhe e dhembshurisë. Rrjedh ajo grua që botës ju bë frymëzim dhe të varfërve ngushëllim. Papa Gjon Pali II, Papa që aq fort e deshi popullin tonë shqiptar, gjatë predikimit të mbajtur në Vatikan, më 19 tetor 2003, në rastin e lumturimit të Nënës Terezë, përdor disa atribute që me shumë precizitet e sintetizojnë figurën madhështore të shenjtëreshës në fjalë. Papa e quan Nënën Terezë “Grua e guximshme”, “Ikonë e Samaritanit të mirë”, “E dashuruara në Zotin”, “Dëshmitare e përvuajtur e ungjillit”, “Bamirëse e palodhshme e njerëzimit”, “Shërbëtore e të varfërve, e Kishës dhe e mbarë botës”.

Shën Gjon Pali II observonte në këtë figurë dy fusha të pandara njëra prej tjetrës dhe që kompletoheshin në mënyrë të mrekullueshme reciprokisht: soditja shpirtërore nga njëra anë, dhe veprimi konkret i bamirësisë dhe dashurisë, në anën tjetër. Nëna Terezë me njërën dorë shtrëngonte fëmijët nevojtarë e në tjetrën lëvizte rruzaren e shenjtë. Tek ajo në çdo çast bashkëjetonin në mënyrë gati të përsosur ungjillëzimi dhe promovimi i dinjitetit njerëzor. Nëna Terezë sikurse dukej me shtat e vogël, ashtu edhe dëshironte të jetë para Zotit dhe para njerëzve.

Në këtë mënyrë paraqitet në rastin e lumturimit në Vatikan: “Ajo dëshironte të jetë një shenjë e dashurisë së Zotit, e pranisë së Zotit, e dhembshurisë së Zotit dhe një shenjë e tillë për të na kujtuar të gjithëve vlerën dhe dinjitetin e të gjithë bijve të Hyjit ‘të krijuar për të dashur dhe për të qenë të dashur’. Në këtë mënyrë Nëna Terezë ‘dërgonte shpirtrat tek Hyji dhe Hyjin tek shpirtrat’ dhe shuante etjen e Krishtit, veçanërisht të atyre më në nevojë, atyre që takimi me Zotin u është errësuar nga vuajtja dhe dhimbja”.

Nëna Terezë e njihte në thellësinë më të mundshme shpirtin e njeriut, sidomos shpirtin e njeriut të varfër. Ajo shpeshherë e përsëriste që “varfëria më e madhe është të jesh i padëshiruar, të mos kesh askënd që kujdeset për ty. Kjo është Nëna Terezë, shenjtëresha që e patëm fatin ta shohim me sytë tanë, ta prekim me duart tona, ta dëgjojmë zërin e saj me veshët tanë. Është kjo mësuese e jetës, e dashurisë, e bamirësisë dhe humanizmit. Kjo jetë shembullore, ky ekzemplar i dashurisë, kjo dritë hyjnore, ky bekim i popullit tonë shqiptar dhe i mbarë botës sot ka porosi të caktuara për popullin tonë, për Kishën, ndër shqiptarë e sidomos për klasën udhëheqëse.

Porosia është kjo: të gjithë të vihemi në shërbim të dashurisë, në shërbim të njeriut vëlla dhe motër, në shërbim të nevojtarëve, të atyre që më së shumti kanë nevojë për ndihmën dhe afërsinë tonë. Nuk mjafton të krenohemi me Nënën Terezë. Duhet ta ndjekim shembullin e saj. Ajo na bëri të krenohemi me të. Le t’ia mundësojmë edhe ne asaj që edhe ajo të krenohet nga qielli për bijtë e saj shqiptarë. Krejt në fund sikurse populli shqiptar ashtu edhe Kisha Katolike në këto troje me shenjtërimin e Nënës Terezë duhet të ndihen krenarë dhe të lumtur.

Sepse populli shqiptar ka një bijë të veten që nderohet në altarin e shenjtërisë dhe Kisha Katolike ka një ndërmjetësuese para të madhit Zot, që sot ndërmjetëson fuqishëm për këtë grigjë të vogël, por edhe mbarë popullin shqiptar. Prandaj e ndiej me obligim ta uroj secilin shqiptar për këtë ngjarje historike, unike në llojin e vet. Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe Nënë Tereza, shenjtëresha jonë, e botës dhe e të varfërve ndërmjetësoftë për nevojat tona!



Ju sugjerojmë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
Kryesore

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Para
Nora & Roberti, ja e vërteta ndarjes

Foto/ Nuk ka më dyshime Nora dhe Roberti janë bashkë

Foto/ Rita Ora adhuron fustanin e Inva Mulës

Foto/ Rita Ora adhuron fustanin e Inva Mulës

Martohet vëllai i Lulzim Bashës, foto dhe detaje nga dasma

Martohet vëllai i Lulzim Bashës, foto dhe detaje nga dasma

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
8 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
8 Dhjetor, 2025

PD bëri homazhe në bustin e Azem Hajradit në Qytet Studenti duke kujtuar 8 dhjetorin e studentëve të vitit 1990, lëvizje...

Lexo më shumë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
8 Dhjetor, 2025

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com