ISIS ka ndaluar arbitrat e futbollit në Siri me arsyen se ata respektojnë rregolloren e FIFA-s, jo të Sheriatit.
Komandantët e grupit terrorist kanë urdhëruar organizatorët e ndeshjeve të futbollit që të mos lejojnë arbitrat të drejtojnë ndeshjet, pasi veprimet e tyre nuk janë në “përpikmëri më atë që mendon Allahu”, raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Terroristët pohojnë se rregullat e FIFA-s janë “shkelje e urdhrave të Allahut”, edhe pse nuk dihet se cilat ligje islamike respektojnë militantët e ISIS-it, raporton koha,net.
ISIS-i ka krijuar rregullat e reja në futboll, të cilat ia lejojnë futbollistit të lënduar që të kërkojnë kompensim ose të hakmerren ndaj lojtarit kundërshtar me të njëjtin formë të lëndimit.
Këto rregulla do të fillojnë të zbatohen në sezonin e ri në Siri.