Në të gjitha vendet besohet se gjëja më e rëndësishme që e bën një mashkull tërheqës për një grua është nëse ai ka pamje fizike me muskuj ose sens të mirë humori.
Sidoqoftë, një studim i ri shkencor ka sugjeruar se muskujt dhe aftësia për t’i bërë njerëzit të qeshin nuk janë më elementet kryesore për të tërhequr vëmendjen e një gruaje.
Siç del nga studimi i ri, faktori kryesor që e bën një mashkull të popullarizuar për gjininë e kundërt, është altruizmi – vullneti për të bërë vepra të mira dhe humanitare, raporton “Bright Side”.
Ky studim është realizuar nga shkencëtarët në Kanada.