Sokol Dervishaj pritet të emërohet Ministër i Transporteve pas largimit të Haxhinastos. Lajmi është i konfirmuar nga burime të besuara, të cilat thanë se Ilir Meta do të bëjë ministër, shefin e tij të kabinetit.
Por kush është Sokol Dervishaj?
Aktualisht ai mban detyrën e Shefit të kabinetit në Kuvendin e Shqipërisë. Detyrë të cilën e ka marrë në shkurt të 2015-ës. Dervishaj është një nga figurat kryesore në LSI, disa herë me poste të rëndësishme por për herë të parë ministër.
Më herët 2013-2015, Dervishaj ishte zv.ministër i Jashtëm.
Por detyra të rëndësishme Dervishaj ka mbajtur edhe me Qeverinë Berisha, me të cilën Meta ishte në koalicion deri në 2013. Në qeverinë e Sali Berishës, Sokol Dervishaj ka mbajtur postin e zv.ministrit të Energjisë përkatësisht në vitet 2011-2013.
Ndërsa më herët, ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mandatit 2007 – 2011.
47 vjeçari Sokol Dervishaj është i diplomuar për Gjuhë të Huaja, konkretisht, anglisht.
/Opinion.al