Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koalicioni u duk në Dibër, por “Drejtimi i duhur” u zhduk

2016/08/24 at 10:26 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita kur Berisha shpalli Luftën e Ftohtë

Nga Alfred Lela


Koalicioni i ‘Drejtimit të duhur’ është shfaqur i ribashkuar dje në Dibër në prag të zgjedhjeve të ‘jashtëzakonshme’ të 11 shtatorit për bashkinë. Shumë gjëra mund të kenë lëvizur në drejtimin e duhur, por dibranëve u duhet të numërojnë të paktën dy gjëra të cilat kanë bërë exit diku në Qafë të Buallit apo dhe më para: rruga e Arbrit dhe kandidatura e para një viti e së majtës.

Dy në dorë.

Duke e filluar numërimin nga ky -2, e majta mund të fërkojë duart për pajtimin që ka ndodhur dje në Dibër. Pyetja se cila është tipologjia e këtij pajtimi apo ribashkimi të së majtës, mund të interpretohet sa me nevojat akute të partnerëve të luhatur aq edhe me të mosllogariturit të Dibrës si vend apo kohë për një shkak lufte. Nëse skanon ‘tribunarët’ e djeshëm të Dibrës, të bien në sy Edi Rama me gjatësinë dhe rrallësinë me të cilën viziton Veriun; Aqif Rakipi me mungesën e çdo lidhjeje të mundshme me Dibrën; Luan Rama, njëfarë ‘golden boy’ i Dibrës; dhe, Përparim Spahiu, i cili megjithëse i përjashtuar nga grupi parlamentar i LSI si ‘sovranist’, brenda sovaranitetit të vet u shfaq në mitingun mbështetës të Muharrem Ramës me qëllimin ‘color me happy’.

A patën sy me pa malet e Dibrës?

Tubimi, me gjithë përpjekjen për të qëlluar në shenjë me penelatën e unitetit, i ngjante më shumë një momenti ‘impromptu’, domethënë një mizanskene më shumë se solidaritetit. Kjo sigurisht reflekton edhe ligështimin e përgjithshëm nga i cili po mundohet të dalë koaliconi i majtë, ligështim që nuk e zbeh, por e thekson edhe grupi ‘happy go lucky’ i PDIU. Madje kjo e fundit thellon pikërisht frikën që PS e LSI kanë prej njëra-tjetrës. Në anijet e mëdha transoqeanike gjërat më të çmuara nganjëherë janë objektet ngjyrë portokalli.

Shiheni si të doni një komardare.

Kapiteni i Concordia-s, anijes që u duk se po mbytej por qëndron megjithatë mbi ujë me kryeneçësinë e një cikli të cilit nuk i del shpirti pa mbaruar kohën e vet, Edi Rama, vazhdon të jetë i gjatë, shpërfillës dhe tashmë i bronzuar. Muharrem Rama, kandidati i dytë i tij për Bashkinë e Dibrës brenda një viti, nuk mund të jetë ‘i dyti në bronz’, duke ditur historinë e varaktë të të parit. Ai kallaj që doli shpejt ka lënë zbuluar kitsch-in e një zgjedhjeje. Të cilin kryeministri Rama dje në Dibër u mundua ta mbulonte me portretizime të kundërshtarit, i cili sipas tij ishte ‘burrë i mirë, por i lodhur’. Një metaforë që e pat përdorur edhe për Berishën në zgjedhjet e shkuara parlamentare. Vetëm pjesën e ‘të lodhurit’, sigurisht.

Tri palë zgjedhje nuk fitohen me një metaforë.

Sepse këto janë në fakt zgjedhjet e treta në radhë të z. Rama. Asgjë nuk e përjashton mundësinë e një ‘fitoreje në zgrip’ edhe kësaj here, por dërgata që u shfaq dje në qytetin verior, shenjat e një alarmi të paktën i jep. Sherefedin Shehu, ‘burri i mirë dhe i lodhur’, dukej edhe më i fortë dje, edhe pse i vetëm. Asgjë më shumë nuk e shfaqte këtë se sa dekori i ndryshuar elektoral i së majtës. Nga fasada dhe slogani ishte zhdukur ‘Drejtimi i duhur’ që theksohej me të kuqe mbi bojë allën e përgjithëshme të zgjedhjeve të shkuara. Shukri Xhelili nuk ishte ‘Drejtimi i duhur’ për Dibrën. Tani e majta po e provon me sloganin e ri ‘Rama për Dibrën’. Po cilin Ramë?

Një ekuacion me dy të panjohura.

/Gazeta Mapo



Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Fotot/ Tmerri në Itali. Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm…

Video/ Momenti drithërues i tërmetit në Itali, rregjistruar nga kamerat e sigurisë

Pamje nga ajri/ Panorama e trishtë e komunës së prekur nga tërmeti në Itali

Pamje nga ajri/ Panorama e trishtë e komunës së prekur nga tërmeti në Itali

“Si shpëtova falë një jastëku”, rrëfehet e mbijetuara e tërmetit në Itali

"Si shpëtova falë një jastëku", rrëfehet e mbijetuara e tërmetit në Itali

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com