Lojtarët e ekipit olimpik brazilian në “Rio 2016”, të udhëhequr nga heroi i tyre, Neymar Jr., që e ka trupin të mbushur me tatuazhe në pjesë të ndryshme, hynë në historinë e vendit të tyre. Kjo ishte medalja e parë olimpike në futboll për vendin organizator të Lojërave Olimpike të kësaj vere. Pa u shuar ende jehona kumbuese e “Maracanã”, e triumfit të përvuajtur, por të lavdishëm në finalen kundër Gjermanisë, pas goditjes edhe të penalltive, Neymar duket flokartë dhe me një tatuazh të ri në dorën e krahut të majtë.
Neymar, një prej figurave kryesore të ekipit kombëtar Brazilian, ka lyer edhe flokët, sikurse një tjetër lojtar i Barcelonës, Rafinha. Po ashtu, me “look” të ri dhe me medaljet e arta në gjoks, Neymar ka përjetësuar përmes një tatuazhi logon e “Rio 2016”.