Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre ka përfunduar me plagë të rënda në spital.
Burime nga policia thanë se, mesditën e djeshme rreth orës 14:30 në lagjen “Çlirim” ka ndodhur një sherr mes dy personave, Armand Asllanit, 24 vjeç dhe 39-vjeçarit me inicialet D. Q.
Gjatë këtij sherri, Asllani ka qëlluar me kazmë, duke e lënë të plagosur rëndë 39-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, ku sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë bërë edhe hetimi e ngjarjes, duke arrestuar disa orë më vonë edhe të riun Asllani.
Të njëjtat burime thanë se, Armand Asllani është arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. /SYRI.net