Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parkingu nëntokësor tek Skenderbej/ Çfarë fshihet pas projektit “surprizë” të Ramës?

2016/08/09 at 12:15 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama zbulon projektin e kthimit të sheshit “Skënderbej” në parkim nëntokësor

Papritmas, Kryeministri Rama bëri sot publik lajmin se ai ka vendosur që nën sheshin e rindërtuar Skënderbej të ndërtohet një parkim për automjete.


Njoftimin Kryeministri e bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, fjalia e parë e të cilit është “Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej :)”.

Njoftimi shoqërohet nga disa foto render (stimulime me kompjuter që nuk kanë vlerë teknike) të parkingut të ri. Fotot render si zakonisht janë thellësisht manipuluese, por në këtë rast manipulimi është ekzagjeruar pasi për të “zbutur” pamjen e betonit masiv në render janë shtuar si me magji pemë të larta shumë-vjeçare të mbjella në tabanin prej betoni nën dhé të parkimit.

Sidoqoftë, fotot render lënë të nënkuptohen tre gjëra:

Parkimi do të ketë përmasa të mëdha;
Parkimi do të ketë dalje ajrore dhe funksionale mbi shesh, pra do të zërë një pjesë të hapësirës aktuale të sheshit
Parkimi do të ketë hapësirë tregtare me kioska e ndoshta dyqane.

Edhe pse, sikurse bën me dije Kryeministri, ndërtimi do të fillojë së shpejti, ai dhe askush tjetër nuk ka dhënë asnjë informacion apo detaj minimal mbi projektin.

Nuk dihet nga doli ideja e projektit pasi ai nuk është përfshirë në asnjë projekt të mëparshëm as të Sheshit Skënderbej dhe as të qendrës së Tiranës, madje ai nuk është pjesë as e masterplanit të Tiranës, të cilin bashkia po bën sikur po e diskuton në publik pa respektuar asnjë procedurë të parashikuar për dëgjesat publike.

Madje projekti, bie ndesh me projektin e Sheshit Skënderbej që Bashkia Tiranë paraqiti publikisht para disa muajsh ku nuk parashikohej asnjë parkim dhe aq më tepër dalje ajrore e parkimit në shesh, siç duket nga renderi i mëposhtëm.

Nuk dihet kush, si dhe me çfarë procedure e projektoi projektin, që duket se është bërë në fshehtësi, duke shkelur çdo procedurë ligjore; nuk dihet kur dhe si është miratuar projekti.

Nuk dihet a është diskutuar me ekspertët dhe me publikun, që me gjasa nuk ka ndodhur.

Nuk dihet projekti teknik i sheshit, shtrirja, thellësia, kapaciteti; nuk dihet çfarë do përmbajë veç vendeve të parkimit; nuk dihet kostoja e tij; nuk dihet si do ndërtohet dhe si do operohet.

Ne vetëm mund të marrim me mend se projekti është projektuar nga ndonjë prej studiove të zakonshme që përfiton tenderat e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë dhe do të ndërtohet apo administrohet me koncesion, nga ndonjë nga firmat e zakonshme që përfiton koncesione dhe kontrata publike nga qeveria apo bashkia Tiranë.

Sidoqoftë, ndërtimi i parkingut nën Sheshin Skënderbej, ngre një sërë pikëpyetjesh thelbësore:

Një nga arsyet kryesore të bllokimit dhe kthimit të sheshit në zonë për këmbësorët që kishte propaganduar qeveria ishte çkurajimi i përdorimt të makinave. Ngritja e këtij parkimi nëntokësor do të thotë që qeveria nuk e ka këtë qëllim pasi parkimin nën Sheshin Skënderbej do t’i bëjë që edhe ata që vizitojnë sheshin mund të vinë me makinë deri aty dhe të parkojnë. A nuk bie ndesh me gjithë logjikën e mbylljes së qendrës së Tiranës ky projekt?

Nëse qeveria do harxhojë miliona euro për një parkim nën shesh që nuk do të çkurajojë përdorimin e makinave, pse nuk ndërton më mirë një nënkalim nëntokësor në shesh që nuk e ndërpret trafikun? Një zgjidhje e tillë kushton më pak dhe shmangë problemet e trafikut dhe kostot e mëdha që do krijohen, të cilat projekti i sheshit të rindërtuar nuk i ka trajtuar e nuk u ka dhënë zgjidhje.

Pse qeveria nuk i investon paratë e ndërtimit të parkimit nëntokësor për përmirësimin rrënjësor të transportit urban që do të ulë vërtet trafikun e makinave dhe ndotjen prej tij dhe do të nxisë me të vërtetë mjetet alternative të transportit?
Cila është logjika ekonomike, teknike dhe urbane e kthimit të të gjithë qendrës së Tiranës në një parkim të madh nëntokësor: në Sheshin Skënderbej, Parkun Rinia dhe Sheshin Italia para stadiumit të ri dhe në pjesën pas stadiumit të ri?

Si mund të kthehet e gjithë qendra e Tiranës në parkime nëntokësore të cilat me hyrjet dhe daljet e tyre do të shkatërrojnë çdo element estetik të pjesës të saj duke e shndërruar atë si në një zonë industriale apo periferike urbane?

Trajtimi i qyetarëve në mënyrë përçmuese si ajo e njoftimit të tyre me një mesazh banal dhe tallës në Facebook për një projekt që ka ndikim të madh në të gjithë qytetin është formë e pastër e autokracisë dhe abuzimit të pushtetit. Hartimi i këtij projekti është bërë në dhunim të hapur të ligjit dhe në shkelje të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve.

Ky projekt është një tjetër shembull që tregon se qeverisja në Shqipëri është shndërruar në një autokraci kryeministrore në shërbim të një grupi klientësh dhe në dhunim të ligjeve, të drejtave dhe interesit të publikut. /Exit.al

Etiketa: parkim nentoksorramasheshi skenderbej


Ju sugjerojmë

140 dronë goditën Leningradin, reagon Rusia: Sulm i paprecedentë nga Ukraina
Bota

140 dronë goditën Leningradin, reagon Rusia: Sulm i paprecedentë nga Ukraina

6 Qershor, 2026 7:26 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Kosovë, KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës
Rajoni

Kosovë, KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

6 Qershor, 2026 4:39 pm
“Zvërneci”, Balla: Po keto makinat me targa serbe pse duhet të jenë në protestë
Aktualitet

“Zvërneci”, Balla: Po keto makinat me targa serbe pse duhet të jenë në protestë

6 Qershor, 2026 4:35 pm
Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë

6 Qershor, 2026 3:12 pm
Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Kryesore

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

6 Qershor, 2026 3:02 pm
Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
Bota

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

6 Qershor, 2026 2:59 pm
Para
Video/ Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, por Demarkacioni votohet

Video/ Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, por Demarkacioni votohet

Hetimet/ Trupi i gruas në breg të detit në Durrës, dyshime për vrasje

Gjendet një i mbytur në detin e Durrësit

Foto/ Ky gjest i policëve romanë ndaj çiftit të moshuar, ka emocionuar këdo

Foto/ Ky gjest i policëve romanë ndaj çiftit të moshuar, ka emocionuar këdo

Please login to join discussion















TE FUNDIT

140 dronë goditën Leningradin, reagon Rusia: Sulm i paprecedentë nga Ukraina

140 dronë goditën Leningradin, reagon Rusia: Sulm i paprecedentë nga Ukraina
6 Qershor, 2026

Autoritetet ruse thonë se Ukraina ka nisur një “sulm të paprecedentë” në Shën Petersburg dhe përreth tij, ndërsa qyteti pret...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të shtunë në Tiranë në ditën e shtatë të protestës kundër investimit në Zvërnec....

Lexo më shumë

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
6 Qershor, 2026

Një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë dhe veçanërisht për rajonin e Shkodrës vjen nga UNESCO. Në kuadër të Ditës Botërore...

Lexo më shumë

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
6 Qershor, 2026

Presidenti libanez Joseph Aoun kritikoi ndërhyrjen e Iranit në Liban dhe përpjekjen e Teheranit për ta përdorur vendin në negociatat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}